Zbardhen diskutimet brenda PD/ Opozita drejt vendimeve ekstreme: Grevë urie…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëve, mbështetës të grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ata të grupit të Bardhit.

BalkanWeb ka zbuluar diskutimet nga mbledhja e djeshme e demokratëve, ku flitet për një aksion më të fortë opozitar. Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi flet për një qëndrim unison, ndërsa sugjeron që opozita të mos lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin.

Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje te rrezoje kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore. Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën.

Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë.”, tha Bardhi.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha sugjeron që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita. Po ashtu ai si hap të dytë sugjeron që të mblidhen bashkë me partitë aleate të PD-së ku të diskutohet mbi situatën.

“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive, ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën.

Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato.”, sugjeron Berisha.

Por deputeti Bujar Leskaj theksoi se duhet të thellohet aksioni opozitar, madje të shkohet deri te greva e urisë.

Lexo edhe :  Spiropali pret ambasadorin italian: Forcim partneriteti

“Duhet të thellojmë aksionin opozitar. Situata jonë është e vështirë. Kjo do të thotë se duhet të reagojmë siç duhet. Duhet të marrim hap pas hapi te gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri në vendime ekstreme, sikurse është greva e urisë, një akt të cilin e ndërmori Pjeter Arbnori në vitin 1997.”, tha ai.

Ndërkohë Berisha shprehet kundër bojkotit parlamentar.

“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë neper këmbë opozitën, siç ndodhi ne seancën e fundit parlamentare.”, tha ai./   S.M

Të fundit

Tirana, zemra ime

Nga Edi Rama Përshëndetje dhe në radhë të parë i uroj mirëseardhjen të gjithë miqve që kanë marrë avionët për...

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më...

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Prefekti i Kukësit, Agron Geca është liruar nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Kukës. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave...

Frika nga tërmetet në Santorini, largohet 2/3 e popullsisë

Dy të tretat e 16,000 banorëve të Santorinit janë larguar pas lëkundjeve sizmike të vazhdueshme që kanë tronditur ishullin për 13 ditë, duke vazhduar...

Si ta provoni telefonin inteligjent Android nga vjedhjet me tre veçori të reja

Shpesh, në gjysmë të rrugës mes naivit dhe romantikës, ne ende e quajmë atë një "celular", sikur funksioni kryesor i shoqëruesit tonë (gjithashtu) besnik...

Lajme të tjera

Web TV