Tetori rozë/ Balluku mesazh sensibilizimi për gratë e Bulqizës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku po mban një takim me gratë dhe vajzat e Bulqizës, nga ku përcolli një mesazh për parandalimin e kancerit të gjirit. Ajo apeloi për kryerjen e kontrolleve për të kapur në kohë këtë sëmundje pasi siç theksoi ajo, jeta e një gruaje prek të gjithë familjen.

Një grua ka disa përgjegjësi, sidomos ky kanceri i gjirit shfaqet në moshat më të vjetra se 40 vjeç, në ato mosha kur ne kemi disa përgjegjësi të ndryshme. Nga ana tjetër, na duhet që të jemi me përgjegjësi të plotë edhe për prindërit që plaken dhe mosha nga 40-50 është një moshë ku pasha dhe përgjegjësitë e një gruaje, që drejton një familje dhe jetë, janë shumë më të mëdha dhe më intensive që keni pasur në fillim.

Kështu që për t’u kujdesur nuk ka të bëjë thjesht me ju. Ka të bëjë me fëmijët dhe partnerët tuaj, me prindërit tuaj, me të gjithë ata që i kanë sytë nga ju. Një grua dhe jeta që ajo ka nuk i përket vetëm asaj. Që në ditën që bëhemi nëna jemi në përgjegjësi të plotë edhe për fëmijët tanë. Edhe kur ata bëhen 18 vjeç, ne sërish mbajnë përgjegjësi për ta.

Të dashura motra dhe shoqe, diagnostikimi i kancerit të gjirit nuk ka të bëjë vetëm me ju. Ka të bëjë me familjet tuaja, fëmijët, me të gjithë shoqërinë. Nuk ka asgjë për të ardhur turp. Nuk është faji i askujt prej ne, këto janë zgjedhje natyrale dhe çka duhet bërë? Duhet diagnostikuar sa më herët për t’i paraprirë të gjithë procesit të shërimit nga kanceri.”, u shpreh Balluku./I.S

Të fundit

Tensione në Kuvend pasi Berisha mori fjalën, Spiropali: 5 minuta pushim

Berisha bllokon foltoren, ndërhyn Garda. Spiropali: 5 minuta pushim, nëse nuk diskutoni siç duhet e mbyllim ne perditesim…/    S,M

Rama distancohet? Zhduk nga rrjetet sociale të gjitha fotot me Alex Soros

Kryetari i PD-së Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryeministri Edi Rama ka fshirë të gjitha fotot me...

Jul Deda: “BBV është si ushtri, të mbetet në mendje gjithë jetën”!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Jul Deda, aktor dhe momentalisht...

Djali i Elon Musk në Zyrën Ovale të Trump, vogëlushi merr vëmendjen në Shtëpinë e Bardhë

Elon Musk, miliarderi i njohur i teknologjisë, së fundmi mori pjesë dje në një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku u shoqërua nga djali...

Deputeti i PD bën lëmsh emrat në Kuvend: U vranë Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha!

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha sot se 2025 ka nisur me një numër të madh vrasjes, duke i renditur një nga një. Por teksa...

Lajme të tjera

Web TV