Dhuratat dhe ndikimi te fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Të gjithë njerëzit, pa përjashtim, gëzohen kur dikush u bën një dhuratë. Edhe pse dhurata në vetvete është një send, ajo të gëzon shumë. Dhurata përfaqëson kujdesin dhe kujtesën e një njeriu për tjetrin.

Një njeri që ka vendosur të bëj një dhuratë, është kujtuar dhe ka menduar për tjetrin. Kjo veti e të bërit dhuratë e cila është karakteristikë e të qenit i rritur, duhet trasmetuar dhe kultivuar te fëmija.

Kur i mësojmë fëmijës të bëjë dhurata i nxitim fëmijës kënaqësinë e të dhënit dhe të mendojë për tjetrin dhe çfarë mund t’i dhurojë.

Edhe pse fëmija deri në tetë vjeç nuk e ka të lehtë të bëjë dhurata, pasi nuk janë formuar ende mekanizmat trunorë dhe mendorë për një proces të tillë, të rriturit pranë tij mund ta ftojnë t’i ndihmojë kur paketojnë apo zgjedhin dhurata sidomos në rast festash, gjithashtu mund ti kërkohet të vogli të bëj një vizatim apo të mbledhi lule dhe t’i dhurojë.

Mund t’i kërkohet ndonjë lodër që ai nuk e përdor më, por kini kujdes prindër, nëse nuk pranon, mos e bëni të ndihet i keq apo në faj. Të mësuarit e të dhuruarit është një proces i tërë rritjeje dhe kërkon kohën e vet prandaj kujdes me etiketimet.

Do të vijë dita ta mësojë e zhvillojë edhe këtë veti, por mësimi mos të provokohet nga ndjenja e fajita, pra që të bëhet i mirë në sytë e të tjerëve. Dhurata duhet bërë në nderim të vetes dhe të respektit për tjetrin. Të përpiqemi të gjithë t’i mësojmë fëmijëve me përgjegjësi kënaqësinë e të dhënit./I.S

 

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV