Çmimet e larta, kontratat PPP dhe fatkeqësitë natyrore rrezikojnë perspektivën ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë shihen si një rrezik i rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit dhe uljen e varfërisë në Shqipëri, lajmëroi sot Banka Botërore nëpërmjet raportit të rregullt rajonal “Drejt rritjes së Qëndrueshme”, në të cilin u vlerësuan si rreziqe potenciale për perspektiven e kontratat koncesionarë PPP dhe fatkeqësitë natyrore.

Banka analizoi se çmimet e larta ndikojnë negativisht në të ardhurat reale të disponueshme dhe ngadalësojnë uljen e varfërisë dhe potencialisht kufizojnë hapësirën fiskale.

Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, si recesioni në Europë dhe shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve të financimit në tregjet ndërkombëtare në vitet në vijim.

Ndërsa si rreziqe të brendshme potenciale konsiderohen fatkeqësitë natyrore, partneritetet publike-private dhe ndërmarrjet shtetërore, si dhe rreziqet fiskale që rrjedhin nga një sektor energjetik i bazuar në hidrocentrale, të cilat varen kryesisht nga ndryshimet në kushtet hidrologjike.

Në kontekstin e shtrëngimit të kushteve financiare në tregjet ndërkombëtare dhe rritjes së kufizuar ekonomike në Europë, rritja e PBB-së pritet të ngadalësohet në 3.6 për qind në vitin 2023.

Megjithatë, rritja e sektorëve të turizmit dhe ndërtimit pritet të nxisë eksportet, konsumin dhe rritjen e investimeve me ritme të ngjashme me periudhën para pandemisë, referoi BB, në pjesën për Shqipërinë.

Kontributi i përgjithshëm i investimeve në rritjen ekonomike pritet të ngadalësohet, për shkak të efektit të bazës shumë të lartë krahasuese dhe përfundimit të programeve për rindërtimin pas tërmetit.

Norma e inflacionit parashikohet të fillojë të kthehet në objektivin prej 3 për qind në vitin 2024. Bilanci primar pritet të arrijë në 0.1 për qind të PBB-së në vitin 2023 dhe të qëndrojë pozitiv në përputhje me rregullin fiskal. Në anën e shpenzimeve pritet konsolidim fiskal. Për të ardhurat, qeveria planifikon të prezantojë masa të mëtejshme të politikës tatimore, siç parashikohet në Strategjinë Afatmesme për të Ardhurat.

Lexo edhe :  Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet për një vend

Borxhi publik pritet të vijojë rënien gjatë periudhës afatmesme, si rezultat i rritjes më të lartë nominale dhe përmirësimit gradual të bilancit primar. Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, rreziqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancimin mbeten të larta.

Pozicioni fiskal i qeverisë u përmirësua në gjysmën e parë të vitit 2023. Qeveria shënoi një suficit të lartë si rezultat i rritjes së fortë të të ardhurave dhe shpenzimeve më të ulëta.

 

Të ardhurat nga grantet dhanë kontributin më të lartë në rritjen e totalit të të ardhurave (14.5 për qind në terma vjetorë, për shkak të disbursimeve të BE-së), të ndjekura nga të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, duke reflektuar rritjen e pagës minimale të detyrueshme.

Rritja e shpenzimeve ishte relativisht e vogël me 3.4 për qind (në terma vjetorë), por ritmi i rritjes pritet të përshpejtohet gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2023 për shkak të rritjes së shpenzimeve kapitale. Me një deficit të parashikuar prej 2.5 për qind të PBB-së në vitin 2023, borxhi publik pritet të arrijë në 63.4 për qind të PBBsë në vitin 2023, nga 65.1 për qind e PBBsë në vitin 2022. MONITOR/   S.M

Të fundit

U ftua nga Big Brother Vip Albania?/ Massimiliano Varrese e konfirmon me këtë video

Ftesa ose jo e “Big Brother Vip Albania” për të, është përfolur kudo në rrjet. Mirëpo, me një video-mesazh...

Nuk ndalet Robert Berisha, sulmon publikisht Xhensila Myrtezajn

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike, veçanërisht lidhur me menaxherin...

Mbidozë ilaçesh, çfarë po ndodh në spitalin e Elbasanit? 3 persona në gjëndje të rëndë

Tre persona janë paraqitur pasditen e 16 majit pranë spitalit Rajonal të Elbasanit brenda pak orësh, Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së...

Paraqitet sërish në SPAK për “Sterilizimin” Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK. Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit. SPAK ka dyshime për...

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”, Basha ngre akuza ndaj qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e djeshme në Kuvend për...

Lajme të tjera

Web TV