Temperatura të larta dhe reshje shiu/ Sinoptikania: Deri nga mesi i javës tjetër pritet..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sioptikania Lajda Porja në një komunikim live  foli për parashikimin e motit për ditët në vijim, si dhe për muajin nëntor.

Ajo u shpreh se dita e sotme do të mbyllet me temperatura të larta, ku madje do të arrihet vlera 30 gradë Celsius.

Për s ai përket ditëve në vijim, Porja tha se do nuk priten reshje shiu deri në mesin e javës, ndërsa shtoi se muaji Tetor përafron me atë të Qershorit, referuar temperaturave dhe mungesën e reshjeve të shiut.

Në lidhje me parashikim për muajin Nëntor, sinoptikania tha se priten temperatura më të larta se mesatarja dhe se do të ketë më shumë ditë me diell sesa me shi.

“Dje dhe sot temperaturat kanë qenë të larta, deri në 30 gradë. Po ashtu prezentë kanë qenë dhe erërat e forta, e madje në det ka zgjatur probleme në trafikun detar. Rrebeshet shiut edhe pse do jenë në formë shtrëngatash do jenë kalimtare.

Deri  nga mesi i javës tjetër nuk do presim reshje. Nesër në mbrëmje futet një masë më e ftohtë, duke sjellë ulje temperaturash. Ka ulje drastike, nga 31 gradë C në 25 gradë C. Reshjet kanë qenë shumë pak të pranishme dhe në disa zona nuk janë plotësuar kuotat. Tetori ka qenë tipik si qershori.

 

 

Për sa i përket muajit të ardhshëm, parashikohet një Nëntor me temperatura më të larta. Reshjet e shiut do jenë të shpërndara në mënyrë jo homogjene.

Parashikohet që ditët e Nëntorit të jenë më shumë me diell sesa me shi.”, tha Porja./  S.M

Të fundit

A ka dallim mes “paqes” së Trumpit dhe kapitullimit?

Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumëkush e quan këtë...

‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në Laprakë, Shabani: Luksi i tyre financohet nga vuajtjet tona!

Banorët e Laprakës i janë bashkuar takimit të “Nisma Shqipëria Bëhet” pasditen e së enjtes. Në takimin ku u prezantuan kandidatët dhe programi, kryetari...

Kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz

Një 40-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. I arrestuari është identifikuar si Agron Mici. Mi sipas njoftimit të policisë...

Terror në mëngjes për të grabitur një pikë karburanti, ‘skifterët kapin’ vetëm… 300 euro

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të së premtes, 25 prill, në një pikë karburanti në zonën e Stavroupoli në Selanik. Dy persona...

Lodhja e pranverës, fenomeni që prek shumë njerëz! Çfarë të bëni?

Me largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve më të ngrohta e më të gjata, shumë njerëz përballen me një ndjesi të çuditshme lodhjeje,...

Lajme të tjera

Web TV