Dona Godaj, Ceo e YWCA of Albania dhe Bardhyl Reso kanë folur për kancerin e gjirit ndërsa ka bërë edhe një thirrje shtetin që të mbulojë kostot për gratë që preken nga kjo sëmundje e rëndë.
Godaj tha se gratë që jetojnë në krahina të largëta e kanë të pamundur që të mbulojnë të gjitha shpenzimet për kurim në kryeqytet, nesh janë me të ardhura të pakta.
Ndërsa theksoi se shteti mund t’i vijë në ndihmë duke miratuar një lloj rimbursimi që i përfshin transportin, akomodimin etj në mënyrë që gratë që preken nga kanceri të përballojnë trajtimin në spital.
“Zonjat që jetojnë në krahina shumë të largëta nuk e kanë mundësinë të vijnë deri në Tiranë, pasi ka kosto transporti, akomodimi, ushqimi dhe për një person që nuk ka të ardhura nuk shkon fare.
Kemi bërë kërkesë që për një zonjë që vjen nga një familje me të ardhura të pakta t’i ofrohet një lloj rimbursimi, ka shumë sfida që njerëz të ndryshëm thonë nuk i bëj sepse nuk i përballon financiarisht”, tha Godaj.
Ndër të tjera, zoti Reso tha se në SHBA shteti mbulon shpenzimet në lidhje me shëndetin për personat që janë me të ardhura të pakta, përmes një ishorance e cila është një formë pagese.
“Në Amerikë ato që kanë të ardhura blenë ishorancë, i mbulon të gjitha. Përveç asaj pagesës fikse mund të ketë edhe pagesa shtesë kur bën vizitë, por ata me të ardhura të pakta, shteti i mbulon ishorancë shtetërore.
Mbulon shëndetin e njerëzve dhe njësoj funksionon në spitale, të gjitha me operacione, me vizita etj. Nuk pret as rrallë, i vetmi shërbim në SHBA që nuk ka rrallë. E njëjta gjë funksionon në Itali dhe Gjermani”, tha Reso./ S.M