Shifra alarmante/ Bie numri i bebeve, ja sa shkon numri i aborteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i bebeve të lindura ka pësuar rënie të fortë vitin e kaluar (9,8%), por nga ana tjetër raporti i abortit (ndërprerja e shtatzënisë për 1000 lindje te gjalla) pësoi rritje për të dytin vit radhazi.

INSTAT raportoi se në vitin 2022 kishte 170 aborte për 1000 lindje nga 164 që ishte ky tregues me 2021.

Numri i aborteve në vitin 2022 ishte 4.199. Raporti lindje-abort tregon se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort.

Abortet spontane mbajnë peshën më të madhe të aborteve duke përbërë 83,9 % të totalit. Pjesa më e madhe e aborteve kryhen nga gratë e grup-moshës 20-34 vjeç, e cila është dhe grup-mosha më riprodhuese e gruas.  Abortet klasifikohen në spontane dhe të provokuara. Aborti i provokuar është një veprim i ndërmarrë me qëllim për të ndërprerë barrën kryesisht për arsye shëndetësore. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane.

Shqipëria e treta me normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë

Raporti i abortit për grup-moshën 15-19 vjeç rezulton të jetë i lartë në moshën 19 vjeçare, ku vihet re vlera më e lartë të këtij treguesi: 119 aborte për 1.000 lindje të gjalla.

Ndër vite, vihet re se gratë me nivel më të ulët arsimor kanë përqindjen më të lartë të aborteve të kryera. Vitin e kaluar 29,4 % e grave me arsim 9 vjeçar kryen aborte, përkundrejt 24,6 % e grave me arsim të lartë.

Sipas statusit martesor, 71,6 % e aborteve janë kryer nga gratë e martuara dhe 7,5 % nga gratë beqare.

Abortet e kryera nga gratë e papuna ose të pasiguruara, ndër vite, ndjekin të njëjtin trend dhe nivele të përafërta.

Në vitin 2022, përqindja e aborteve të kryera nga gratë e punësuara shënoi një rënie prej 1,7 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar.

Lexo edhe :  Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Vit pas viti abortet spontane po rriten, për arsye të komplikacioneve në barrë. Mjekët Obstetër shpjegojnë se martesat në mosha të mëdha dhe niveli i lartë i ndotjes shpesh bëhen shkak për ndërprerje jo të vullnetshme të shtatzënive.

Një studim rajonal ka gjetur se në kryeqytetet e shteteve të Ballkanit ka ulje të fertilitetit dhe nivel të lartë abortesh nga ndotja shumë e lartë se normat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./    S.M

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV