Ushqimet që shkatërrojnë imunitetin dhe organizmin/ Çfarë duhet të keni kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi imunitar është thelbësor për shëndetin e organizmit.

Gjumi i mjaftueshëm, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.

Më poshtë keni të renditura ushqimet më të këqija për sistemin imunitar ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.

Ushqimet Që Shkatërrojnë Sistemin Imunitar

Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar.

Ngrënia e ushqimeve të pastra nga toksinat ofron vlera më të mëdha për shëndetin.

Mishi i Kuq

Një studim i Universitetit të Kalifornisë, të cilit i referohet AgroWeb.org, tregon se mishi i kuq nxit një reagim të rrezikshëm që mund të dobësojë sistemin imunitar.

Kjo ndodh si pasojë e sheqernave natyralë tek mishi i kuq të cilat nuk treten dot nga organizmi.

Këto sheqerna përmbajnë një sërë rreziqesh përfshirë këtu shfaqjen e tumoreve.

Rekomandohet reduktimi i mishit të kuq.

Ushqimet E Skuqura

Këto ushqime përmbajnë yndyrna të rrezikshme që rrisin kolesterolin e keq.

Të skuqurat nxisin inflamacionin dhe dobësojnë imunitetin.

Kufizimi ose heqja dorë plotësisht prej tyre ndihmon në rimëkëmbjen e sistemit natyral mbrojtës të trupit pavarësisht moshës.

Pijet E Gazuara

Pijet e gazuara e shkatërrojnë sistemin imunitar.

Këto pije nuk kanë asnjë vlerë ushqimore ndërkohë që sistemi imunitar ka më shumë nevojë për vitaminë A, kalçium dhe magnez.

Si të mos mjaftonte kjo, acidi fosforik që gjendet tek këto pije përthith depozitat e kalçiumit dhe magnezit në trup.

Ëmbëlsirat

Disa sheqerna kanë aftësinë të nënshtrojnë sistemin imunitar, sepse sulmojnë qelizat që kanë funksionin e mposhtjes së baktereve.

Shkatërrimi i këtyre qelizave vazhdon disa orë pasi keni ngrënë të ëmbla.

Ushqimet E Përpunuara

Ushqimet e përpunuara përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të karbohidrateve të rafinuara, sheqernave dhe aromatizuesve të fshehur.

Lexo edhe :  Po rrezikoni shëndetin e fëmijëve tuaj, shmangni ngrohjen e këtyre ushqimeve

Edhe drithërat e paketuara dhe buka përmbajnë sheqerna të rrezikshme që dobësojnë sistemin imunitar,

Ngrënia e këtyre ushqimeve shkakton irritim kronik në organizëm, dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin një shënjestër të lehtë të disa sëmundjeve.

Mbështetje Natyrale Për Sistemin Imunitar

Nëse dëshironi të keni imunitet të fortë, konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë C siç janë perimet, barishtet dhe agrumet.

Aktiviteti fizik vjen gjithashtu në ndihmë sepse largon stresin.

Vaji esencial i rigonit është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj sepse ka aftësi të mëdha pastruese nga mikrobet në organizëm/   S.M

Të fundit

Moti i keq/ Hapet Rruga e Arbrit, probleme në fshatrat e thellë malore

Pas me shumë se 8 orësh që mbeti e bllokuar, rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve. Qindra...

Mziu ironizon Gjekmarkajn/ Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka shpërndarë një meme për kolegun e tij Agron Gjekmarkaj pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku...

Liria/ Në kujtim të Osman Kazazit, njeriut që luftoi për lirinë brenda ferrit komunist

Nga Paul Luijf * Prej vitesh më ngacmonte ideja që duhet të shkruhej një libër mbi jetën e vështirë dhe njëkohësisht të jashtzakonshme të Osman...

Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku

Me rastin e festave të fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë kanë festuar së bashku në një aktivtet të organizuar nga kryeministri Edi Rama...

VIDEO/ Momenti i djegies së autobusëve në ish-Uzinën e Autotraktorëve

Në orët e para pas mesnatës tre automjete të transportit publik në ish-Uzinën e Autotraktorëve janë përfshirë nga flakët. Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb...

Lajme të tjera

Web TV