“Mbështesim SPAK-un”/ Basha ‘godet’ Berishën: Paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.

Në këtë takim u diskutua për prioritet e Partisë Demokratike, si lufta kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, transparenca e llogaridhënia politike dhe përfshirja e sa më shumë te rinjve dhe grave në politikë.

“Lufta ndaj korrupsionit, i cili është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë për të ndërtuar jetën në vendin e tyre dhe jo në emigrim, është dhe prioriteti kryesore i PD”, tha Basha.

Në këtë kuadër Basha theksoi mbështetjen e PD për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.

“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve”, tha kreu i PD.

Sipas zyrës së shtypit, mësohet se kryetari i PD i prezantoi edhe platformën për luftë kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, që iu jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre, lista te hapura, vetting për politikanët, votën e diasporës, presidentin nga populli, etj.

Duke folur për riorganizimin e PD, Basha tha se një vëmendje e veçantë po i kushtohet përfshirjes të sa më shumë grave dhe të rinjve, për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep dhe IRI.

Basha i prezantoi dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë i cili sipas kryetari të PD është koalicioni për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët./   S.M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV