“Po vjen “uragani”/ Berisha paralajmëron trazira: Ky është një aksion opozitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ky është një aksion opozitar që do të bëhet një uragan opozitar. Heshtja e mazhorancës është heshtje e kriminelit që hedh gurin dhe fsheh dorën”. Kështu deklaroi sot ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me mediat. U shpreh me bindje të plotë se nuk do të shkojë në gjykatë, por do të vazhdojë planin për aksionin opozitar kundër qeverisë Rama.

“Unë nuk mund dhe nuk do të lejoj një gjyqtar mercenar të rishkruajë Kushtetutën në tavolinë. Ne jemi Republikë parlamentare, jo kryeministrore apo gjyqësore. Deklaroj me vendosmëri se nuk i lejoj vetes asnjë kufizim apo hezitim për t’u paraqitur dhe për t’iu përgjigjur Prokurorisë apo Gjykatës. Unë jam i prirur të shkoj. Unë nuk kam asnjë vetëkufizim.

Në vitin 2012 propozova në Kuvend një amendament duke u hequr deputetëve çdo mbrojtje kushtetuese. Edi Rama, në atë kohë kreu i opozitës, e hodhi poshtë kategorikisht me pretekstin se “do të na arrestonte Sali Berisha”.

Tani e ftoj edhe një herë publikisht zotin Rama të jetë burrë, të ketë guximin politik dhe të votojë amendamentin që propozova në vitin 2012. Tani ai është në pushtet dhe Sali Berisha nuk mund të arrestojë askënd.

Marrja e rrugës Putiniste dhe përdorimi i mercenarëve, të cilët marrin përsipër të rishkruajnë Kushtetutën kur dhe si duan, për të kënaqur grykësinë politike të kryeministrit, është një atentat kundër shtetit ligjor.

Ata që marrin përsipër të shkruajnë Kushtetutën në vend që ta zbatojnë atë janë banditë kundër shtetit, jo përfaqësues të tij. Pas tre vitesh hetim intensiv, Edi Rama dhe pasardhësit e tij nuk gjetën asnjë provë dhe asnjë fakt për të ngritur kallëzim penal kundër meje” tha ai./   S.M

Të fundit

Detyrim paraqitje për Berishën, Manjani: Vazhdim i humorit të Vitit të Ri

Juristi Ylli Manjani ka komentuar në një intervistë televizive vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka vendosur masën...

Ja pse këto 8 ushqime nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

Disa i quajnë ushqime superstare, ndërsa ekspertët thonë se ato nuk duhet të mungojnë në dietën tonë. Pra, është koha për të zbuluar se...

Pse po bie Euro, sa i mundshëm është niveli 1-1 me Dollarin?

Politikëbërësit shpesh mirëpresin një monedhë më të dobët si një mjet për të stimuluar rritjen ekonomike, sepse i bën eksportet më konkurruese – megjithëse...

Berisha “përgjërohet” në SPAK për “arrest”, Meta i “rehatuar” në qeli

Nga Jakin Marena Me një fjalor pa lidhje në pamje të parë, por me të duhurin për hallin e vet personal, pasi sa më shumë...

Nga dritarja e shtëpisë te dera e SPAK, Lala bën kronologjinë e përplasjes Berisha-SPAK

Sali Berisha ka vendosur të zbatojë vendimin e gjykatës për masën detyrim paraqitje, të cilën e kishte refuzuar në nëntor 2023, duke përfunduar në...

Lajme të tjera

Web TV