Si të zgjidhni mishin e freskët? Rregullat që duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjala për mishin, gjithmonë gjendemi para një sfide. Disa këshilla bazike që t’i kini parasysh kur të blini mish herën tjetër

Në mënyrë që të ushqehemi shëndetshëm, hapi kryesor është përzgjedhja e saktë dhe e kujdesshme e produkteve.

Kur bëhet fjala për mishin, gjithmonë gjendemi para një sfide. Disa këshilla bazike që t’i kini parasysh kur të blini mish herën tjetër.

Pjesa e duhur

Pjesa e mishit është shumë e rëndësishme. Pjesa më e mirë e mishit vjen nga zona e kurrizit të viçit. Kjo zonë është gjithmonë më e butë dhe më e plotë.

Zakonisht kjo pjesë gatuhet shumë lehtë dhe në zjarrë të fortë. Nderkohë që mihsi që vjen nga zonat e shpatullës apo gjymtyrëve kërkon më shumë kohë për t’u përgatitur dhe mishi mbetet i fort.

Pamja

Gjatë kohës që jeni duke zgjedhur mishin, duhet të tregoni kujdes që mishi të jetë i butë dhe të mos jetë i thatë.

Kini kujdes që të mos ketë zona ku ngjyra të ndryshojë apo dhe që kocka e mishit të jetë e dëmtuar. Sipërfaqja e mishit nuk duhet të jetë e tharë, por dhe as shumë e njomë.

Këto shenja tregojnë që mishi nuk është i freskët, por përkundrazi ai është i ndenjur.

Ngjyra

Ngjyra natyrale e mishit duhet të jetë e kuqe e ndezur. Mishi që është i ndenjur nuk e ka më atë ngjyrën e freskët.

Zakonisht mënyrat e prerjes dhe të ruajtjes së mishit nëpër dyqane ndikojnë tek pigmentimi i mishit.

Frigoriferët ku mishi ruhet janë të hapur, pra temperatura e mishit nuk është asnjëherë në ekuilibër.

Duke qenë në kontakt me ajrin e ambjentit mishi fillon dhe humbet lëngjet e tij dhe merr një ngjyrë si të hirtë e deri në të kuqerrëmtë.

Lexo edhe :  Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Aroma

Aroma e mishit të freskët është pak e thartë dhe e lehtë.

Nëse ju ndjeni që mishi ka një aromë të fortë dhe mbytëse, do të thotë që ai nuk është i freskët.

Fortësia

Mishi i freskët s’duhet të jetë as shumë i butë e as shumë i fortë. Këshillohet se ju mund ta testoni duke e shtypur.

Pasi ta keni shtypur mishi duhet të kthehet në formën e tij fillestare. Nëse nuk ndodh kështu ose është shumë i fortë për t’u shtypur, kjo do të thotë që ka shumë kohë në frigoriferin e dyqanit.

Nëse blini mish kërkojini shitësit apo kasapit që të mos e mbështjellë me lëtër.

Mishi sipas ekspertëve duhet të vendoset vetëm në material plastike në momentin që blihet./I.S

Të fundit

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e...

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryqytet ka pasur një situatë...

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

Lajme të tjera

Web TV