E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Berishës ende nuk i është komunikuar akuza si i pandehur. Ai mbetet thjesht i dyshuar me një masë sigurimi.

“Është hera e parë që kemi dy familjarë nën akuzë. Kemi Abi Malltezin, i cili nuk ka qenë zyrtar publik, kemi dhe Sali Berishën që ka qenë kryetar i vendit dhe ka pasur përgjegjësinë dhe detyrimin ligjor.

Dhëndri i cili nuk kishte përgjegjësi administrative, politike, ligjore është në burg, Sali Berisha që kishte përgjegjësi shtetërore dhe detyrimin për të mos abuzuar me ligjin nuk është në arrest.

Në të gjithë historinë politike të 33 viteve, të gjithë ish-kryeministrat e tjerë, kemi pasur dy ish-kryeministra, Vilson Ahmetin dhe Fatos Nanon, të dy kur janë hetuar, janë hetuar në gjendje arresti, pak a shumë me të njëjtën akuzë,” – u shpreh Spahiu./   S.M

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV