“Zgjedhjet e 2021 u shitën”/Berisha zbulon pas 2 vitesh telefonatën me Bashën: I thashë..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar dy vite nga zgjedhjet e vitit 2021, Sali Berisha ka zbuluar një telefonatë me Lulzim Bashën, të cilit i ka thënë se “i ka goditur zgjedhjet”.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha thotë se në 2021, qytetarët ishin shumë entuziast për fitoren, por ishte Basha ai që i hodhi ujë dhe e shuajti këtë zjarr entuziazmi.

“Ne kemi ardhur si opozitë fatkeqe, me një regjim që Rama grabiste, numëronte votat dhe nuk lejonte rotacionin politik të faktuar. Ndërsa njerëzit kanë deklaruar se ky i vjedh dhe fiton. Por e vërteta është se ai vjedh dhe nuk fiton.

Nuk mund të pranohen zgjedhjet e 2021 nëse ti ndan 130 mln euro në llogaritë bankarë të familjeve që pësuan dëme nga tërmeti.

Zgjedhjet e 2021 u shitën, absolutisht u shitën nga Lulzim Basha dhe Edi Rama e kishte përfunduar marrëveshjen me Bashën që ta marrte në bashkëqeverisje.

A kishte entuziazëm në vitin 2021? Kishte dhe qytetarët besonin tek fitorja e opozitës. Basha këtij zjarri i hodhi ujë, e shoi. Fushatat kanë trajektoret e tyre, një fushatë që  ecën dhe papritmas rrëzohet ajo ka probleme serioze.

Çfarë na ndodhi ne në 2021? U la mbyllja e fushatës. Nuk ftoi asnjëri, por shkova se nuk doja të krijoja lajm. Shkoj dhe i gjej në një karroceri toyote, shoh aty dy deputet, e shoqja aty matanë. Foli 25 minuta  dhe iku. E mora në telefon dhe i thashë godite zgjedhjet”,tha Berisha./   S.M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV