Situata e renduar në Itali dhe Spanjë për shkak të koronavirusit ka detyruar kryeministrat e dy vendeve që ti japin ultimatum BE-së.
Kryeministrat kanë kërkuar masa vendimtare ekonomike për të ndihmuar vendet e tyre dhe u kanë lënë 10 ditë kohë zyrtarëve të Bashkimit Evropian për të vendosur.
Pas më shumë se pesë orësh në videokonferencë për këtë samit, drejtuesit e komunitetit janë duke u përpjekur të bien dakord për një tekst të ri të marrëveshjes që i përshtatet kërkesave të Madridit dhe Romës.
Gjatë samitit , Kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi se ai u ka kërkuar homologëve të tij që të vendosin gjatë dhjetë ditëve të ardhshme për një përgjigje të përbashkët për të luftuar krizën dhe propozoi, së bashku me Presidentin e Qeverisë Spanjolle, Pedro Sánchez , krijimin të një grupi pune të përbërë nga kryetarët e institucioneve kryesore të komunitetit.
Burimi: lavanguardia Përshtati: Fjala.al