“Të gjitha shtatzënitë i planifikuam”/ Rrëfimi i 33-vjeçares me 7 fëmijë: Shtoni familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neta Deda, është nënë e 7 fëmijëve dhe së fundmi ka folur për familjen e saj të madhe.

Neta është bërë nënë e një vajze me emrin Hana dhe shprehet se të jesh në një familje të madhe është një lumturi e papërshkrueshme, të cilën ua sugjeron të gjithë prindërve.

Ajo u shpreh për “Euronews” se prindërit do ishte mirë të mos i linin fëmijët të vetëm, por tu bënin motra e vëllezër.

“Ndodh shpesh me kalamajtë që janë nëpër shkolla t’i pyesin se si ndiheni në familjen tuaj. Është një lumturi pa fund të rritesh mes një familje të madhe. Unë do ia uroja çdo prindi që minimumi mos t’i lënë fëmijët vetëm. Mos të ngelen me një apo me dy fëmijë”, tha ajo.

Më tej shtoi se të gjitha shtatzënitë e saj kanë qenë të planifikuara.

“Asnjë nga 7 shtatzënitë e mia nuk ka qenë e papritur. Ne gjithnjë kemi dashur të kemi një familje të madhe dhe nuk është se na ka ardhur surprizë lajmi. Për momentin po rrimë te ky numër po nuk e dimë”, tha ajo.

E pyetur se si ishte të menaxhonte 6 fëmijët gjatë shtatzënisë, nëna e shtatë fëmijëve u përgjigj se tashmë ishte mësuar.

“Po fillon e mësohesh me numrin, bën 1,2, 3 pastaj mësohesh, është më e lehtë. Fëmijët janë të mrekullueshëm, nuk e ndien shumë lodhjen. Emocioni është njësoj si me fëmijën e parë edhe me të shtatin. Të gjithë u gëzuan se janë mësuar çdo 1 vit e gjysmë, dy u vjen një anëtar i ri në familje”, tha ajo./  S.M

Të fundit

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Lajme të tjera

Web TV