UNICEF: Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell tha se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë.

“Është një numër që duhet të tronditë secilin prej nesh deri në palcë”, tha Russell, duke iu drejtuar takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme. “Save the Children” raportoi dje se rreth 3200 fëmijë u vranë në Gaza në vetëm tre javë. Kjo e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë çdo vit në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini i tha Këshillit të Sigurimit se gati 70% e të vrarëve të raportuar ishin fëmijë dhe gra. Ky nuk mund të jetë dëm kolateral, tha Lazzarini, duke theksuar se duhet të ketë respektim të rreptë të ligjit ndërkombëtar humanitar, raporton CNBC.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë./e.t

Të fundit

‘Fatura’ për t’u bërë gati për në BE, 7.6 mld € deri në 2028!/ Duhen zbatuar 134 projekte

Rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përveç përshtatjes legjislative, e realizimit të reformave të kërkuara nga BE, ka edhe...

Regjistrimi i emigrantëve në KQZ: Berati e Dibra më mirë, Vlora e Shkodra më keq

Nga Eduard Zaloshnja Deri më tani janë miratuar nga KQZ rreth 178 mijë kërkesa të emigrantëve për të votuar. Kuptohet që shumica e tyre janë...

Kërkohet rritja e çmimit të energjisë

Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Edhe për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë...

Punëtori i ‘Banaking’ aksidentohet në vendin e punës, dëmtohet në njërin sy

Një punonjës i kompanisë “Banaking” është aksidentuar në vendin e punës dhe është dëmtuar në njërin sy. Burime për Report Tv bëjnë me dije se...

Lajme të tjera

Web TV