E rëndë/ Po festonin ditëlindjen, vritet familja prej 9 anëtarësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

9 persona të një familje, mes të cilëve 2 fëmijë të vegjël janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin e Ukrainës – Volnovakha, të pushtuar nga Rusia.

Zyrtarët ukrainas thonë se mendohet se ushtarët rusë vranë të gjithë familjen Kapkanets më 27 Tetor sepse refuzuan t’u jepnin shtëpinë.

Zyrtari ukrainas, Dmytro Lubinets tha se “duart e gjakosura të rusëve” ishin të përfshirë në vrasjet e Volnovakha.

“Sipas informacioneve paraprake, pushtuesit kanë vrarë të gjithë familjen Kapkanets, të cilët po festonin një ditëlindje dhe kishin refuzuar t’ua dorëzonin shtëpinë e tyre pushtuesve nga Çeçenia”, tha ai në Telegram.

Gjithashtu, zyra e prokurorit të Donjeckut, e kontrolluar nga Ukraina, duke cituar informacione paraprake, tha se sulmuesit me uniforma ushtarake qëlluan për vdekje familjen pasi kërkesa e tyre për të liruar shtëpinë ishte refuzuar.

Nga ana tjetër, Komiteti zyrtar i Hetimeve të Rusisë i përshkroi të arrestuarit si ushtarë rusë nga Lindja e Largët e vendit, të cilët kishin nënshkruar kontrata me ushtrinë ruse.

“Sipas informacioneve paraprake, motivi i krimit ishte një konflikt në familje”, thuhet në deklaratën e Komitetit.

Ukraina dhe Rusia kanë nisur hetime të veçanta për sulmin.

Vrasjet në Volnovakha vijnë ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në frontin e gjerë të betejës në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës./    S.M

Të fundit

Një bishë luksoze! Rolls-Royce prezanton makinën e re, 370 000 euro për 659 kuaj fuqi

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike...

Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë

Hamasi liroi edhe gjashtë pengje të tjera izraelite në këmbim me 602  të burgosur palestinezë. Eliya Cohen, 27 vjeç, Omer Shem Tov, 22 vjeç...

Shihet si favorit/Kush është Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë

Ndërkohë që qytetarët gjermanë do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur Bundestagun e ardhshëm, Friedrich Merz është kandidati për kancelar i...

“Sëmundja e adoleshentëve”, ankth dhe stres artificial nga pijet energjike

Ankthi dhe stresi tek të rinjtë dhe veçanërisht tek adoleshentët e deri tek nxënësit e shkollave është kthyer në një problematikë serioze në qytetin...

Adoleshentët shpërndajnë drogë në Tiranë/ Mes tyre dhe vajza, përdoren nga të rriturit

Dritan Sula, Shefi Seksionit per Hetimin e Narkotikeve në një prenoncim për ABC News tregon se cilat janë lëndët narkotike që shpërndahen më së shumti...

Lajme të tjera

Web TV