Zbulohen gjurmë të botës jashtëtokësore nën koren e Tokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit nga Kina, SHBA dhe Britania kanë gjetur indikacione që tregojnë se pjesë të Theia kanë përfunduar si brenda Hënës ashtu edhe brenda planetit tonë. Shkencëtarët mendojnë se materiali alien është kaq i dendur sepse është i pasuruar me hekur, ashtu si shkëmbinjtë e Hënës.

SHBA- Rreth 4.5 miliardë vjet më parë, shkencëtarët besojnë se një përplasje masive me një planet tjetër ndryshoi Tokën përgjithmonë. Rezultati i goditjes ishte një tufë mbeturinash të hedhura në hapësirë, duke u rrotulluar përreth derisa formuan Hënën. Nga objekti i madh, që mendohet të jetë me madhësinë e Marsit dhe i quajtur Theia, nuk mbeti asgjë, ose të paltën kështu mendohej. Por sot, shkencëtarët kanë zbuluar se mbeturinat jashtëtokësore janë ende të vendosura brenda botës sonë.

Studiuesit nga Kina, SHBA dhe Britania kanë gjetur indikacione që tregojnë se pjesë të Theia kanë përfunduar si brenda Hënës ashtu edhe brenda planetit tonë. Nëse është e vërtetë, ne mund të kemi një zgjidhje për një mister që ka pllakosur shkencëtarët për më shumë se një dekadë: prania e grumbujve të dendur, me madhësi kontinenti, të groposura thellë nën mantelin e Tokës (në një thellësi prej rreth 2900 kilometrash), që mbështillen rreth bërthamës.

Për vite me radhë, shkencëtarët janë duke kryer hetime për aktivitetin sizmik thellë nën koren e Tokës. Ka dy vende ku aktiviteti sizmik ka një shpejtësi misterioze të ulët: njëra nën pllakën tektonike afrikane dhe tjetra nën pllakën tektonike të Paqësorit. Shkencëtarët zbuluan se materiali në këto dy zona me shpejtësi të ulët është 2-3,5 për qind më i dendur se materiali në mantelin përreth. Studimi zbuloi se copat e Theia në fakt përbëjnë dy për qind të masës së Tokës. Shkencëtarët mendojnë se materiali alien është kaq i dendur sepse është i pasuruar me hekur, ashtu si shkëmbinjtë e Hënës.

“Gjetjet tona sfidojnë pikëpamjen tradicionale të një ndikimi gjigant që homogjenizoi Tokën e hershme. Në vend të kësaj, ndikimi gjigant që formoi Hënën duket të jetë burimi i heterogjenitetit të hershëm të mantelit dhe shënon pikën fillestare të evolucionit gjeologjik të Tokës mbi 4.5 miliardë vjet.” -tha shkencëtari planetar Hongping Deng pranë Observatorit Astronomik të Shangait (SHAO) të Akademisë Kineze të Shkencave.

Lexo edhe :  Falë AI moti tashmë do të jetë i saktë deri në 15 ditë

Për shkak se ato janë kaq të dendura, copat e Theia-s ka të ngjarë të jenë zhytur drejt bërthamës së Tokës dhe të shkrihen në blloqe të dendura. Kjo fundosje krijoi zonat me shpejtësi të ulët që kanë ndihmuar në formimin e Tokës siç e njohim ne. Studiuesit gjetën rajone të mëdha dhe të dendura në kufirin midis bërthamës dhe mantelit – njëra nën Afrikë, tjetra nën Oqeanin Paqësor. Shkencëtarët besojnë se gjetjet mund të na ndihmojnë të mësojmë më shumë rreth formimit të Tokës, Hënës dhe ekzoplaneteve përtej sistemit tonë diellor.Hulumtimi i quajtur ndikimi i formimit të Hënës si një burim i anomalive të mantelit bazal të Tokës u botua në revistën Nature./I.S

Të fundit

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por...

E bëri sërish, veprimi i Arbana Osmanit para nisjes së BBV4 tërheq vëmendjen…

Arbana Osmani ka qenë moderatorja për shumë vite e reality-show më të ndjekur “BB Albania” e më pas “BBV Albania”. Vitin e shkuar Arbana jo...

Pse e ke ndryshuar modelin e flokëve? Ja si përgjigjet Basha

Lulzim Basha ishte i ftuari i radhës këtë të dielë në “2984” të komedianit Albano Bogdo. Një intervistë ndryshe, ku nuk munguan batutat dhe pyetjet...

Elon Musk nuk është i vetmi CEO që ka favorizuar Trump

Kur CEO i Spotify, Daniel Ek foli me telefon me Donald Trump, ai erdhi i përgatitur. Ek ndau statistika me presidentin e zgjedhur rreth asaj...

Do jepte dorëheqjen Kushi në vend të Manastirliut? Ja si përgjigjet ish-ministria

Evis Kushi, e ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do e jepte dorëheqjen nëse...

Lajme të tjera

Web TV