Balla: Kuvendi do shqyrtojë dy dekretet e Metës, Anti-KÇK dhe Ligjin për pronën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka theksuar se duke nisur nga dita e hënë, Kuvendi do të shqyrtojë online 9 aktet normative që lidhen me Luftën kundër Covid-19 si dhe dekretet e presidentit mbi Anti-KÇK-në dhe Ligjin për pronën.

Këtë njoftim Balla e bëri pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se sapo komisionet të përmbyllin punën e tyre online, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë me miratimin e tyre.

Sipas Ballës, Kuvendi sipas Rregullores do të shqyrtojë edhe dy dekretet e Presidentit, i cili ka refuzuar të dekretojë Ligjin Anti-KÇK dhe Ligjin për “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kuvendi i Shqipërisë mbledh Konferencën e Kryetarëve online. 9 aktet normative që lidhen me Luftën kundër Covid-19 dhe ligje të tjera të rëndësishme do të shqyrtohen nga komisionet parlamentare duke filluar nga dita e hënë. Sapo komisionet të përmbyllin punën e tyre online, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë me miratimin e tyre.

Gjithashtu Kuvendi sipas Rregullores do të shqyrtojë edhe dy dekretet e Presidentit, i cili ka refuzuar të dekretojë Ligjin Anti-KÇK dhe Ligjin për “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Lidhur me të dytin, prej më shumë se një vit, është punuar dhe asistuar në një grup pune me ekspertë të Horizontal Facility Programme, financuar nga BE dhe Këshilli i Europës. Si BE dhe KiE kanë ofruar në dakordësi mes tyre një skuadër ekspertësh.

Grupi i ekspertëve drejtohej nga eksperti, që ka qenë dhe një nga ekspertët e Komisionit të Venecias për Opinionin mbi projektligjin e proceseve kalimtare të pronës në Shqipëri në tetor 2019. Ekspertet kanë sjellë komente me shkrim, siç dhe sqarohet në Raportin për ligjin dhe çdo koment është transpozuar në Ligj.

Të fundit

Padi e re për P. Diddy/ Muzikanti e akuzon për përdhunim

P. Diddy është përballur me një padi të re për sulm seksual. Sipas “Us Weekly”, muzikanti pretendon se e...

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit...

Tarifat amerikane, Hong Kongu paralajmëron padi në OBT

Hong Kongu do të paraqesë një ankesë për tarifat e fundit të vendosura nga SHBA tek Organizata Botërore e Tregtisë, duke pretenduar se e...

Pritet emetimi i Eurobondit 10-vjeçar të qeverisë shqiptare

Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do të ketë maturitet 10-vjeçar, ndërsa...

“Dje, ditë unike”, Berisha: Chris LaCivita mes shumë kërkesash zgjodhi Shqiperinë

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e ditës së djeshme, duke e quajtur një moment historik...

Lajme të tjera

Web TV