Hartohet strategjia e migracionit për 2024-2030, mbështetje për azilantëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Azilantëve shqiptarë të kthyer nga vendet e BE-së parashikohet t’u sigurohen mundësi të reja punësimi dhe arsimimi profesional me qëllim riintegrimin e tyre.

Ministria e Brendshme në projektvendimin e publikuar në konsultimet publike “Për miratimin të strategjisë kombëtare për migracionin 2024-2030 dhe planit të saj të veprimit, 2024- 2026” synon të nxisë migrimin e rregullt nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.

Fokus i zbatimit të strategjisë do të jetë nxitja për kthimin vullnetar dhe rintegrimin e të larguarve drejt vendeve të Be-së, por edhe për të parandaluar hyrjet e parregullta të shtetasve të huaj në Shqipëri. Mbështetja për të riintegrimin e shtetasve të kthyer nga emigracioni do të sigurohet nëpërmjet vlerësimit të nevojave dhe vështirësive që ata hasin me qëllim adresimin e tyre në mënyrë efektive.

Fillimisht parashikohen ndërhyrje nëpërmjet fushatave informuese për emigrantët shqiptarë mbi mundësitë e tregut të punës në Shqipëri, si dhe publikimin e adresave të sporteleve të migracionit në zyrat e punës dhe në bashki, ku ata mund të drejtohen për të marrë këto shërbime.

 

 

Projektakti promovon faktin se zhvillimi i politikave efektive për migracionin për arsye punësimi, do të rrisë ndikimin pozitiv të migracionit në zhvillimin socioal- ekonomik kombëtar/lokal.

“Nëpërmjet ndërhyrjeve konkrete do të synohet që deri në vitin 2026 të përmirësohen mekanizmat institucionalë, financiarë, bankarë dhe fiskalë, për të nxitur kanalet formale të dërgesave dhe përdorimin e tyre si burim investimi e zhvillimi. Gjithashtu do të shtohet lufta kundër informalitetit, sidomos në tregun e punës, duke ndikuar edhe në shkurajimin e fluksit emigrator.

Projektakti parashikon nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet strukturave që zbatojnë marrëveshjet e ripranimit dhe strukturave që ofrojnë shërbime punësimi, formimi profesional, ndihmës ekonomik, sociale me qëllim orientimin e personave të ripranuar në shërbimet e kërkuara.

Lexo edhe :  Nga krimet në familje te atentatet, vrasjet që tronditën opinionin publik në vitin 2024

Strategjia synon parandalimin e migracionit të parregullt nga shtetasit e huaj në Shqipëri.

Rritja e numrit të huajve që hyjnë dhe qëndrojnë në Shqipëri për motive të ndryshme ka sjellë nevojën që institucionet përgjegjëse të bashkëpunojnë më ngushtësisht me qëllim vlerësimin e politikave/programeve dhe të kuadrit institucional mbi aksesin në shërbimet për imigrantët.

Gjithashtu nëpërmjet projektaktit do të hartohet një kuadër për vlerësimin e detajuar të statusit të zbatimit të konventave të ratifikuara dhe ndikimit të tyre në garantimin e të drejtave të imigrantëve.

Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e planit të veprimit të dokumentit strategjik të Migracionit 2024 – 2030, për periudhën e parë 3-vjeçare është rreth 727,9 milionë Lekë, ose rreth 6,6 milionë euro.

Për periudhën afatmesme 2024-2026, shpenzimet e planifikuara në buxhetet e institucioneve përgjegjëse janë rreth 391,8 milionë lekë, të cilat janë planifikuar në buxhetin vjetor dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026./Monitor

Të fundit

Rikthehen trenat, nga pika e vdekjes në rijetësim, 2025 cilësohet si “viti i hekurudhave”

Udhëtarët shqiptarë mund të lëvizin me trena nga Durrësi e Tirana deri në Beograd e në Budapest. Por kjo...

Tedi Blushi: Fitorja e opozitës në 11 Maj do të jetë spektakolare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se qeveria mund të tentojë sërish të manipulojë zgjedhjet, por theksoi se fitorja e...

Bllokohet rruga e Dardhës, numër i lartë turistësh në pista e skive

Rruga që të çon në fshatit turistik të Dardhës prej disa orësh është e bllokuar. Një pjesë e turistëve i kanë fikur automjetet e tyre...

Kryeministri i Malit të Zi propozon ndalimin e armëve

Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në...

Hawai/ Festa kthehet në hidhërim, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

Festa u kthye në hidhërim në ishullin e largët të Hawait. Një shpërthim i shkaktuar nga fishekzjarre ka vrarë të paktën tre persona në...

Lajme të tjera

Web TV