Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, raundi i ri dialogut javën e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhshme në Bruksel, në kuadër të diskutimeve dhe diplomacisë ecejake që po vazhdon për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve

Raundi i ri dialogut, në nivel kryenegociatorësh në Bruksel vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takime të ndara në Bruksel më 26 tetor, me liderët e BE-së, Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë dhe kryeministren e Italisë. Scholz, Macron dhe Meloni, i kërkuan Kosovës që ta  formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa,  Serbisë të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ishte në Kosovë dy ditë, të hënën dhe deri të martën vonë, ku kishte takime të ngjeshura me përfaqësues të qeverisë, ata të institucioneve ndërkombëtare civile dhe ushtarake, ambasadorë të vendeve perëndimore dhe përfaqësues të partive politike opozitare

Drafti i statutit të Asociacionit që tashmë u është dorëzuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nuk është bërë publik dhe disa nga përfaqësuesit e partive opozitare ndonëse ishin në takim me Lajçak, po kërkojnë më shumë hollësi për përmbajtjen e projekt-statutit.

I vetmi që tha pas takimit se e ka lexuar draftin, ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se qëndrimin e tij për Asociacionin do ta bëj publik pas shqyrtimit të tij nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Pas takimit të 26 tetorit në Bruksel me udhëheqësit kryesor evropian, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se “ishte  i gatshëm të nënshkruante projektin për Asociacionin   /O.S

 

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV