Mund t’i vizitoni brenda tri sekondash, njihuni me këto vende europiane!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vend në Europë do t’ju lejojë të jeni teknikisht në tri shtete njëkohësisht. Edhe pse nuk është e vetmja pikë në botë ku kryqëzohen tre kufij, është trekufiri ndërkombëtar më verior. Në afërsi të Kirunas, qyteti më verior i Suedisë, udhëtarët mund të arrijnë në fshatin e vogël Kilpisjarvi. Atje mund të ecin në Treriksroset, pika ku takohen Suedia, Finlanda dhe Norvegjia.

Udhëtarët mund të ecin përgjatë një shtegu të vogël drejt një monumenti guri të ngritur për herë të parë në vitin 1897 nga rusët dhe norvegjezët për ta shënuar kufirin.

Në atë kohë, një pjesë e Finlandës ishte në pronësi të Rusisë. Ajo u zëvendësua me gurë të rinj në vitin 1926. Kur të arrini atje, do të vizitoni tri vende njëherësh.

Megjithatë, arritja në këtë pikë nuk është e lehtë. Kur udhëtarët mbërrijnë në Kilpisjarvi, ata mund të zgjedhin të ecin 11 kilometra deri në grykë. Nëse zgjedhin këtë rrugë disi të mundimshme, do të shpërblehen me një shëtitje nëpër Malla, parkun kombëtar më të vjetër të Finlandës.

Pasagjerët mund të marrin rrugën e thjeshtë duke hipur në M/S Malla, një udhëtim 45-minutësh me varkë turistike për në Koltaluokta, i disponueshëm nga mesi i verës deri në fund të shtatorit.

Nga atje, pasagjerët duhet të ecin vetëm tre kilometrat e mbetura deri në stacionin e fundit. Sa i përket kthimit, anija ndalon dhe pret rreth dy orë. Ndërkaq, regjistri i Kombeve të Bashkuara liston rreth 176 trekufij në mbarë botën./   S.M

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV