Hapat e parë drejt rrugës për t’u bërë miliardere/ Dua Lipa i beson menaxhimin të atit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka hedhur hapat e parë drejt rrugës për t’u bërë miliardere, për shkak të një ndryshimi të madh në karrierë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka hedhur hapat e parë drejt rrugës për t’u bërë miliardere, për shkak të një ndryshimi të madh në karrierë.

Artistja ka ndarë përfundimisht rrugët me kompaninë e deritashme të menaxhimit dhe ia ka besuar babait të saj, Dukagjinit, menaxhimin e  suksesit të saj.

Dyshja ka krijuar një kompani të quajtur “Radical 22 Publishing Limited” për të ndihmuar në menaxhim të karrierës së Lipës, vetëm pak ditë pasi Dua njoftoi se ka shkëputur raportet me kompaninë menaxhuese “TaP”.

Sipas mediave, Dukagjini tani e ka prioritet kryesor karrierën dhe suksesin e së bijës.

Dua Lipa u përmend këtë javë krah Harry Stylesit dhe Ed Sheeranit, si yjet britanike që bashkë kanë kontribuar në eksportin muzikor të Mbretërisë së Bashkuar, në vlerë prej mbi 4 miliardë dollarësh më 2022. Përderisa marrëveshja e mëhershme e saj me “TaP” ia siguronte 20% të të ardhurave, tani me ndihmën e babait ajo synon t’i rrisë përfitimet.

Javën e shkuar u bë e ditur se “TaP” ka shitur të drejtat e autorit të artistes dhe i ka uruar fat në të ardhmen Duas.

Këngëtarja pati nënshkruar marrëveshje me këtë kompani më 2013, kur arriti marrëveshjen me zyrtarin Ben Mawson që e kishte vënë re talentin e saj në një lokal në Londër. Nga shkurti i 2022-s babanë e kishte menaxher.

Siç shkruajnë mediumet britanike, Dua Lipa do të rikthehet në top-listat botërore me “Houdini”, që pritet të lansohet të enjten /O.S

Lexo edhe :  A do të tërqihet Fedez nga Sanremo? Reagon ekipi i tij

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV