Nëse keni një kopësht me lule me siguri e dini se milingonat janë shkatërruesit e parë të bimëve për të cilat kujdeseni aq shumë. Ose le ta themi më mirë konkurrojnë për vendin e parë me kërmijtë, si shkatërruesit më të rrezikshëm.
Megjithatë nuk është nevoja që të përdorni kimikate për t’i hequr qafe, por përmes produkteve natyralë dhe mbi të gjitha ekonomikë mund ta keni shumë të lehtë për t’i larguar, sidomos kur gjenden edhe në ambientet e shtëpisë.
Uthull molle
Është një produkt i shkëlqyer për pastrimin e shtëpisë dhe gjithashtu për të luftuar mikrobet. Nëse milingonat kanë pushtuar kuzhinën tuaj, pastroni pianurat, dollapët dhe dyshemetë me një përzierje uthull molle dhe ujë të ngrohtë, 50/50. Është efektive sepse insektet nuk mund ta durojnë erën depërtuese të uthullës , të cilën e nuhasin më fort se njerëzit.
Shkumësat e tabelave të shkollës
Shkumësi i përdorur në shkollë ose pluhuri i talkut mund të përdoren si repelentë të bërë në shtëpi dhe janë shumë efektive në luftimin e milingonave. Vizatoni një vijë ose spërkatni një sasi të vogël të secilit prej këtyre produkteve në zonat ku kalojnë këta armiq të vegjël dhe ata do të zhduken si me magji.
Lëng limoni
Pa dyshim, limoni është një substancë e fuqishme që nuk mund të mungojë kurrë në shtëpi. Nëse keni një pushtim të milingonave, spërkatni pak lëng limoni në dyert dhe rreth dritareve. Nëse preferoni, mund ta holloni me ujë, por fruti natyral është aq acid saqë do t’i ngatërrojë insektet se në cilën rrugë të shkojnë. Gjithashtu do të bllokojë milingonat e tjera që të hyjnë në shtëpi.
Kafe
Kur bëni kafe , mos e hidhni llumin. Përdorni ato për pluhurosje në kopsht (veçanërisht pranë trëndafilave) dhe në ambiente të jashtme shtëpiake. Milingonat do të zmbrapsen nga aroma e fortë, e cila gjithashtu neutralizon edhe aromat e tjera.
Ujë dhe sapun
Edhe pse milingonat e pëlqejnë ujin, nuk e pëlqejnë kur përmban sapun, sepse i pengon të lëvizin lirshëm. Ky repelent përgatitet shumë lehtë. Thjesht përzieni disa pika sapun të lëngshëm ose detergjent me pak ujë./E.Ç