Meta: Po ia hodhi Italia koronavirusit, atëherë shpëtojmë edhe ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit  Ilir Meta ka mbështetur vendimin e qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë në ndihmë të Italisë për të përballuar luftën ndaj koronvirusit.

Në një intervistë për median italiane “AdnKronos”, Meta ka kujtuar Italinë dhe ndihmën e saj në të gjitha krizat shqiptare ndërsa theksoi se të dyja vendet ndodhen në të njëjtën varkë.

“Pandemia e shkaktuar coronavirusi është një rrezik i përbashkët që kërcënon vendet dhe qytetarët tanë”, shprehet Meta.

“Fatkeqësisht Italia – vazhdon Meta – po paguan një çmim shumë të lartë”. Prandaj, për Shqipërinë “të qenit në ndihmë të popullit italian sot nuk është vetëm një gjest ndihme dhe solidariteti, por edhe një mundësi për të shkëmbyer përvojë për mjekët tanë të rinj dhe stafin shëndetësore, për të ndihmuar zonat më të prekura”.

“Historia e ndihmës reciproke ndërmjet popujve tanë, vazhdon Meta – daton shekuj më parë, kur shqiptarët u bënë diga që ndaloi pushtimin otoman, së pari të Italisë dhe më pas të Europës, periudhë që zgjati për shumë vite e shumë shekuj. Këtë lidhje të fortë e dëshmojnë gjithashtu Komuniteti i vjetër arbëresh në Itali që jetojnë në Siçili, Kalabri, Basilicata, Puglia, Campania, Molise, Lazio dhe Abruzzo”, por gjithashtu edhe komuniteti i ri i shqiptarëve që mbërriti në Itali pas vitit 1990, një pjesë sot qytetarë italianë, dhe rezidentë pikërisht në zonat më të prekura nga pandemia.

“Si mund ta harrojmë – shton Meta – Italinë dhe ndihmën e saj në të gjitha krizat shqiptare nga viti 1991 deri në 1997, gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999 dhe tërmeti i fundit i 2019. Ne jemi dy vende fqinje dhe dy popuj fqinj. Unë e them shpesh, gjithçka mund të ndryshojë, por gjeografia nuk mundet ”.

Lexo edhe :  Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Për Metën, vendet tona janë në të njëjtën varkë: “Një sukses për Italinë kundër koronavirusit do të ishte gjithashtu një avantazh i madh për Shqipërinë në luftën e saj kundër virusit”.

Të fundit

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Përfundon në barazim 0 me 0 sfida mes Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe, që u luajt ditën e sotme...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Të rinjtë shqiptarë ndër më të paaftët për zotësi digjitale në Evropë

Të rinjtë shqiptarë nuk janë më të ndriturit në Evropë sa u takon aftësive digjitale. Përkundrazi, ata në fakt mund të jenë në listën...

Lajme të tjera

Web TV