FSHF letër Këshillit të Ministrave: Futbolli shqiptar në prag falimentimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një komunikatë, ku kërkon nga qeveria shqiptare që të përfshijë në skemën e punësimit edhe të punësuarit në klubet shqiptare të futbollit, që në kushtet aktuale po shkojnë drejt falimentimit.

FSHF i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave, ku i ka kërkuar garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi.

Për shkak të pandemisë, është paralizuar puna e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit, duke i çuar ato drejt falimentit. Lidhur me këtë krizë që ka përfshirë edhe Shqipërinë, Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit, të përfshihen në paketën e kompensimit. Kjo si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre, në këtë kohë të vështirë.

Njoftimi

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave dhe i ka kërkuar garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi.

FSHF iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme urdhrit nr. 132 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më datë 08.03.2020 duke pezulluar të gjitha aktivitetet futbollistike në vend, si dhe u kërkoi klubeve të marrin masa për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve dhe stafeve teknike.

Njëherazi Vendimi nr.243 i Këshillit të Ministrave i datës 24.03.2020 për Shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, ka ndaluar tërësisht punën e Federatës së Futbollit dhe të gjitha hallkave të këtij sektori në rang vendi.

Kjo situatë, ka paralizuar punën e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit duke i çuar ato drejt falimentit, duke lënë pa asnjë të ardhur mijëra të punësuar, duke nisur nga futbollistët, trajnerët dhe deri të stafet teknike. Klubet janë në pamundësi për të bërë pagesa, për shkak të ndërprerjes së të gjitha të ardhurave nga biletat, transmetimet televizive si dhe për shkak të tërheqjes së sponsorëve.

Lexo edhe :  Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë

Nisur nga kjo situatë, Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit në vend, të përfshihen patjetër në paketën e kompensimit, si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë kohë të vështirë. Federata e Futbollit i është bashkuar mesazhit të qeverisë në thirrjen ndaj qytetarëve për të qëndruar në shtëpi dhe duke ruajtur shëndetin e gjithsecilit.

Këto mesazhe janë pjesë e një projekti kombëtar të FSHF për të kthyer vëmendjen ndaj fëmijëve tanë dhe për ta parë futbollin si një mjet argëtimi dhe përkujdesjeje për ta.

Njëherazi, FSHF i është bashkuar fushatës së FIFA-s dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftë kundër virusit COVID-19, duke e përcjellë këtë fushatë në të gjitha hallkat e botës futbollistike shqiptare.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV