Diçka nuk shkon! I keni parë sa të mirë janë shqiptarët andej?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Blendi Salaj

Ju ka qëlluar t’i shihni në televizion?
A i keni vënë re? E kam fjalën për shqiptarët në diasporë që lidhen në Skype me studiot televizive këto ditë e netë të koronavirusit.
Ju ka bërë përshtypje sa të dijshëm janë?
A ju ka rënë në sy thjeshtësia e tyre?
Po flas për mjekë, artistë, shkencëtarë e njerëz biznesi të shkëlqyer. Vajza dhe djem, gra e burra që kanë arritur pa grabitur, janë shkolluar pa plagjiatura dhe janë pasuruar pa vjedhur. Nuk kanë injorancën e deputetëve, arrogancën e ministrave e as “rrufjanizmin” tipik të pushtetarëve tanë.
Nuk reklamojnë syzet me skelete ari që mbajnë “elitat” e Tiranës, as kostumet milionëshe të “analistëve të pavarur”.
Më intrigon sesa shumë ndryshon shembulli që përfaqësojnë këta, nga fytyrat e zakonshme të ekraneve tona. Mendojini pak ato fytyra. Krahasoji këta shqiptarë të diasporës me ata që na përfaqësojnë në partitë politike, kuvend dhe institucionet e tjera.
Diçka nuk shkon. Të kesh potenciale si këta dhe të përfaqësohesh nga rrugaçët, është çmenduri. Çmenduri është edhe niveli i hipokrizisë që kemi përtypur. Zgërdhimat që kemi duruar. Zyrtarët e korruptuar për të cilët bëjmë sikur s’dimë gjë, apo harruam.
Deputetët që të shkruajnë s’dinë as emrin e tyre janë buçko ku-mi-gjen, unë më problem kam kryetarët e bashkive njëherësh anëtarë bandash, ministrat KÇK, kryetarët e partive sekte mbushur me qurrashë plot oreks që pretendojnë të jenë ata të korruptuarit e së nesërmes.
U zgjata pak, por dua të them; I keni parë sa të mirë janë shqiptarët andej? Ka edhe këtu plot të mirë ashtu, por është (ende?) koha e maskarenjve.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe kreu i KQZ apel Partive

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi u kërkuan partive...

KOLONA E DYTË E PENSIONEVE: SI PËRFITOJNË QYTETARËT?

Sistemi i pensioneve në Europë bazohet në një koncept të thjeshtë, por shumë efektiv: diversifikimin e burimeve të ardhurave në pleqëri. Ndryshe nga modeli...

Rama jep LAJMIN: Në shkollat 9-vjeçare do të fusim edhe ushqimin e drekës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se një ndër projektet e reja në Bashkinë e Tiranës, do të jetë nisma për ofrimin e ushqimit...

Ilir Proda takohet me kreun e OSBE në Shqipëri, zbardhen diskutimet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim kortezie z. Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në...

Ky është rregulli që do të shpëtojë marrëdhënien tuaj në çift

Grindjet në çift janë diçka që ndodh dhe zakonisht lindin keqkuptime. Është normale të kesh tensione në një marrëdhënie, por ajo që ka rëndësi...

Lajme të tjera

Web TV