Universiteti i Oksfordit kërkon vullnetarë për testimin e vaksinës anti Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Oksfordit në Britani ka bërë thirrje për vullnetarë tek të cilët do të testohet vaksina e re e mundshme kundër koronavirusit.

Universiteti u shpreh: “Ne po punojmë shumë për të zhvilluar vaksinën kundër COVID-19. Sot jemi duke rekrutuar individë për të marrë pjesë në testet klinike. Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kemi nevojë për vullnetarë të shëndetshëm nga mosha 18 deri 55 vjeç, për të ndihmuar në testimin e mundshëm të efektivitetit të tij”.

Më tej në deklaratë shtohet se : “Studiuesit tanë po punojnë me kujdes të madh dhe nxitim që ta bëjnë këtë vaksinë të gatshme për t’u përdorur në testet klinike”.

Universiteti ka bërë thirrje për 510 vullnetarë, rreth gjysma e të cilëve do të vaksinohen me një version sintetik të virusit, ndërsa gjithashtu grupi që do të kontrollohet do të marrë një qetësues (placebo).

Vullnetarët do t’u tregojnë studiuesve për çdo efekt anësor ose simptomë që ata mund të përjetojnë gjatë testimit gjashtëmujor. Mund të kenë simptoma të ngjashme me gripin për dy javë pasi të kenë marrë vaksina.

Projekti drejtohet nga Instituti Jenner dhe Grupi i Vaksinave në Oxford.

Javën e kaluar, Universiteti i Oksfordit njoftoi se tre nga projektet e tyre të COVID-19 ishin ndër të parat që morën një këst prej 20 milionë funta (24.9 milionë dollarë) të fondit qeveritar.

Sipas një deklarate të universitetit: “Të tre projektet përfshijnë punën në një vaksinë efektive, duke mundësuar prova para-klinike dhe klinike të vaksinave, si dhe mbështet studiuesit për të zhvilluar procese prodhuese për të prodhuar një vaksinë në një shkallë të miliona dozave. Një projekt tjetër do të shqyrtojë se si trajtimet ekzistuese mund të rivlerësohen për të trajtuar koronavirusin”.

Lexo edhe :  Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Autoritetet shëndetësore thanë të dielën se numri i ri i vdekjeve në mbarë Britaninë nga koronavirusi kishte arritur në 1.235 dhe me një rritje prej 207 vdekjeve në 24 orët e fundit.

Të dhënat e përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA tregojnë se numri i të prekurve në të gjithë botën ka arritur në rreth 725 mijë, me afër 35,000 të vdekur dhe me më shumë se 156,000 janë shëruar nga infeksioni.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi është përhapur në 177 vende dhe rajone./Eunews.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV