Ermal Pashaj është një nga 30 mjekët që udhëtoi drejt Italisë për t’ju ardhur në ndihmë kolegëve italianë ndaj luftës me koronavirusin, Covid-19.
Përmes një lidhjeje në ‘Skype’ në emisionin ‘Open’, Ermali tregoi se vendimin për të shkuar drejt Italisë nuk ia kishte treguar prindërve pasi nuk dëshironte të përballej me ta, ‘Për ta është më e vështirë se sa për ne.” tha Ermali.
I ndërgjegjshëm për rrezikun që e priste Ermali tha se kjo është jeta e tij, pasi ai ka plotë 17 vite në atë degë. Ermali tha se në Romë ka gjetur mbështetje ndaj i vinte mall të mos i përgjigjej.
“Vij nga Tirana, Jetoj në Tiranë. Origjinën e kam nga jugu. Jam i diplomuar me një universitet që ka lidhje me Italinë. Kam bërë dy universitete. Kam pasur një lidhje të veçantë me popullin italian. Por edhe nëpërmjet punës. Na japin edhe fuqi këto falenderimet na bëjnë edhe pak të hutuar se nuk jemi mësuar me këtë vëmendje. Në realitet na vë pak…”
– Si e merr vendimin për të shkuar në spitali ku rrezikohet jeta?
“Unë prindërve të mi nuk u thash se po vij në Itali. E mendova të pamundur përballjen me ta. Është viti i 17 në këtë degë. Dhe kjo është jeta ime dhe vendimi që kam marrë. Ka një mision që nëse nuk e jep diçka të mbetet bosh. Për ta është më e vështirë se sa për ne.” tha Ermali.
“Unë punoj pranë një strukture private spitalore. Aty jam rritur dhe kam marrë eksperiencat. Por edhe ne Romë që kam gjetur mbështetje, më vinte mall të mos i përgjigjesha.”
“Një pjesë e jona ka studiuar në fakultete italiane dhe janë të aftë të licensuar për të punuar në Itali. Është bërë një punë në përkthimin e CV dhe gjithë natën jemi marrë me këto. Edhe për kapacitetin për të dhënë ndihmë. Ne nuk do të bëjmë mrekullinë se ka mjekë dhe mendje. Por duhen në linjën e parë.” tha Ermali.