Sfidat e BE-së për politikat antikrizë, përballë një recensioni të mundshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Akademik.Prof Anastas Angjeli

 “Është pothuajse e sigurt se do të kemi një recesion deri në fund të vitit” … “Pra, ne mund të kemi një recesion, por ndoshta nuk do të jetë destabilizues.” (Mario Draghi, ish Kryeminister i Italisë dhe ish Guvernator i Bankës Qëndrore Europiane)

Cfarë po ndodh?         

Tre vitet e para të kësaj dekade ishin plot me sfida të papritura: pandemia, lufta midis Rusisë dhe Ukrainë, kriza e çmimeve te lëndëve të para, kriza e energjisë, kriza e inflacionit, zhvillim i vrullshem i teknollogjisë dhe IA, ndryshime në tregun e punës, këto të shoqëruara nga politika ekonomike dhe monetare të kundërta.

Kësaj, së fundmi, i është shtuar dhe një front i ri konflikti, i hapur pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor. Dhe kjo, në një rajon që kushtëzon nivelin energjitik të të gjithe Europës.  Më shumë se kaq ngjarje, në një kohë kaq të shkurtër, rrallë kanë ndodhur në historinë e njerëzimit, për pasojë ska as analiza të thelluara të mendimit ekonomik.

Megjithatë, një angazhim gjithnjë e më i madh i Qeverive dhe Bankave Qendrore në identifikimin e politikave ekonomike të përshtatshme në situataq të caktuara, ka qenë dhe mbetet prezent. Kjo ka bërë që nga njëra anë të kemi politika ekonomike të emetimit monetar dhe rritjes së borxhit publik (periudha e pandemisë) dhe nga ana tjetër politika të shtrëngimit monetar në funksion të luftës kundër inflacionit.

Siç theksojnë shumë ekonomistë “kalimi nga dushi i ngrohtë në atë të ftohtë” po bën të pamundur një parashikim real të potencialeve të zhvillimit. Jo më kot FMN dhe Bankat Qendrore Europiane po ndryshojnë cdo tre muaj parashikimet e tyre për rritmet e rritjes në Europë dhe SH.B.A, pse jo dhe për ekonominë globale.

Eurozona po kalon një ndalesë të rritjes që nga tremujori i katërt i 2022 dhe rikuperimi po vonon dhe nuk parashikohet edhe në vitin 2023. I dukshëm ngadalësimi i konsumit familjar, të cilat kanë filluar të ndjejnë peshën kryesore të rritjes së çmimeve.

Kjo gjë coi në rritjen e normave të interesit, shtrëngimi i kushteve të kredisë që përkthehet jo vetëm në rritje të kostos së parave për familjet dhe bizneset, por edhe në një kujdes gjithnje e më të madh të bankave në disbursimin e kredive. Industria po tërhiqet dhe po tregon shenja ngadalësimi neë gjithë europën.

Inflacioni në muajin gusht, rezultoi i qëndrueshëm në 5.3% në terma trendi, por nuk pati rënie neto në cminet e energjise dhe ushqimit të freskët. Në Tetor, shkalla e papunësisë si mesatare e zonës ka mbetur e pandryshuar, por nuk ka pasur thithje të ndjeshme të papunësisë në krahasim me muajt paraardhës. Indeksi i përbërë i besimit ekonomik ra ndjeshëm në Francë dhe Gjermani, më pak në Itali, ndërsa në Spanjë është rritur.

Megjithatë, Europa në pergjithësi, nuk ka shifra regresioni,( me përjashtim të Gjermanisë me –0,5% për dy tremujore rresht, që mbetet ekonomia më e fuqishme e BE-së) të gjitha vetndet e tjera të zhvilluara europiane kanë një rritje shumë të ulët, që fillon nga 0,2% dhe mbaron në 2%. Kjo, kryesisht, në ato vende ekonomia e të cilave zë vetëm 7 % të GDP-se europiane.

Panvarësisht premtimeve të Bankes Qendrore Europiane niveli i inflacionit parashikohet i lartë dhe shenja për uljen e  normave të interesit gjatë vitin 2024 nuk janë shumë pozitive sidomos për gjashtëmujorin e parë. E njëjta gjë u duk edhe në shifrat që vendet kryesore të eurozonës përdorën për të ndërtuar bilancet e vitit të ardhmen.  Pra, perspektivat për eurozonën vazhdojnë të jenë të pafavorshme.

Të gjithë specialistët pranojnë që Europa do të hyjë në recession dhe panvarësisht mohimin e vazhdushem të governatores Christine Lagarde, shenjat nuk duket të jenë shumë  pozitive.

Megjithatë, parashikimi i fundit i Bankës Qendrore Evropiane për eurozonën është për një rikthim të rritjes tremujore në 0.1 për qind në tre muajt e fundit të këtij viti, 0.3 për qind në tremujorin e parë të 2024 dhe më pas një periudhë prej 0.4 për qind rritje. FMN-ja këtë javë parashikoi se rritja më e gjerë evropiane do të bënte një rikthim modest nga 1.3 për qind këtë vit në 1.5 për qind vitin e ardhshëm

Mësime nga krizat e së kaluarës.

Për arsye simbolike ose të thjeshta komoditeti, tre krizat kryesore ekonomike të epokës bashkëkohore mund të lidhen me një ngjarje që mund të datohet në një ditë të caktuar. E para është 24 tetori 1929, “e enjtja e zezë” e bursës së Ëall Street, me një renie të saj me minus 46.6%. Bota financiare ndali, filloi kriza më e madhe që njerezimi kish parë deri atëhere dhe pasoje e saj ishin nazizmi dhe lufta e dytë botërore.

Si model krize në mendimin tim modest nuk është përsëritur panvarësisht se historianët e krahasojnë vazhdimisht me elemente të krizave moderne. Imazhi simbolik i shembjes së tetorit 1929, krahas atij (me sa duket më mitik se real) i financierve që kryejnë vetëvrasje duke u hedhur nga maja e shumëkatesheve të NY, jepet nga radhët e gjata të të papunëve para zyrave të punës. Ajo mund të gjendet në fotografi të ndryshme të kohës, si dhe në një nga skenat hapëse të filmit King Kong, publikuar në kulmin e depresionit, në mars 1933.

Ngjarja e dytë ndodhi më 16 tetor 1973, kur shtetet arabe anëtare të OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) njoftuan një rritje prej 70% të çmimit të naftës. Ngjarja ra në sy sepse ishte krejtësisht e papritur, por më e paharrueshme do të jetë rritja me mbi 120% te cmimit te fucise e vendosur në datën 23 dhjetor e në vijim. Të dyja ishin një hakmarrje ndaj vendeve perëndimore që mbështetën Izraelin dhe kishin si pretekst politik luftën e katërt arabo-izraelite që shpërtheu më 6 tetor.

Sot ky fenomen është i krahasushëm pjesërisht me gjendjen akatuale, por deri tashti cmimet e naftës kanë pasur një rritje llogjike në kushtet allogjike të situatës në lindjen e mesme. Nëse në Tetor të 1973 lufta e ftohtë ndikoi në një stangflacion të gjatë, sot, të panjohurat janë shumë më të mëdha.

Le të shpresojmë që armëpushimi të mos sjellë makthe të së kaluarës. Për krizën e naftës të dimrit 1973-74, imazhi që bie në sy është ai i së dielës në rrugët e qyteteve europiane të zbrazura nga makinat me njerëzit që përdornin vetëm biçikletat pasi përdorimi i makinave u ndalua ose u dekurajua për të ulur konsumin e karburantit.

Ngjarja e tretë është falimentimi i kompanisë financiare Lehman Brothers, i cili ndodhi të hënën më 15 shtator 2008. Megjithatë, kriza bankare ishte paralajmëruar në Evropë dhe në SHBA nga shenjat e qarta të një viti më parë, të cilat tashmë po preknin tregun e aksioneve.

Më në fund, sekuenca e parë disa herë në televizion e punonjësve të Lehman Brothers që largoheshin me nxitim nga zyrat e tyre me kutitë në të cilat kishin mbledhur gjërat e domosdoshme duhet të jetë qartë e pranishme në kujtesën e te gjitheve. Ishte nje krizë që na gjeneroi një krizë borxhesh ende të pa shëruar dhe ende me risk për vendet që u prekën nga ajo në vitin 2011-2012.

Karakteristikat e kesaj krize dhe paralelet me krizat e kaluara.si te perballemi?

Cilat mund të jenë karakteristikat e pritshme të kësaj krize? Si mund ta krahasojmë atë ? Cfarë mund të bëjë BE për ta kapercyer atë. Prandaj le të shohim historinë, të shkuarën, që të parashikojme të ardhmen.

Lexo edhe :  Festat e fundvitit/ Nis monitorimin e çmimeve të tregut për produktet ushqimore

Jane 5 tendencat globale për vitet e ardhshme, që Europa ka evidentuar për ekonominë e saj dhe që i ka vendosur në bazë të gjithë programeve europiane për të ardhmen e afërt.

Me konkretisht :

1-Pamja e parë është : “Një popullsi dhe një shoqëri me e vjetër, ku shtresa e mesme dalëngadalë po humb dominimin e saj dhe ku pabarazia po rritet me rritme shumë të shpejta”. (“Për të pasur një ekonomi të aftë për të mbështetur një shoqëri të plakur në ritmin që kemi në Evropë, duhet të kemi produktivitet shumë më të lartë”, – Draghi.

2-Pamja e dytë ; “Një process gjithmone dhe më i brishtë i globalizimit që po udhehiqet kryesisht nga “G3 ekonomik” (Sh.BA. EU, KINA). Sipas Draghit, “Ekonomia evropiane ka humbur konkurrencën në 20 vitet e fundit, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për Japoninë, Korenë e Jugut dhe, natyrisht, Kinën. Në shumë, shumë fusha teknologjike, ne kemi humbur praninë, kemi humbur gjurmët,”

3-Pamja e tretë: “Nje revolucion industrial (4.0) dhe teknollogjik i paparë dhe shumë i pa parashikuar.

4-Pamja e katërt: “Një ndërthurrje shumë e cuditshem midis zhvillimit ekollogjik dhe energjive të rinovushme nga njëra anë dhe një luftë shumë të egër për lëndët e para dhe burimet natyrore nga ana tjetër” (Ndryshimet klimatike dhe ekonomia e gjelbër).

5-Dhe së fundi; një nga pamjet që nuk arijnë të fiksohen dhe përfaqësojne: Forma të pushtetit që ndryshojnë, raporte forcash që trasformojne tregun, dhe një multinacionalizëm që vështiresisht integrohet. Me thjesht ndryshim, ndryshim, ndryshim.

Natyrisht, cdo parashikim mund të përmbajë devijime dhe doza të mëdha gabimi. Ekonomistët ndryshe nga gjithë të tjerët kanë një element të pa ndryshueshëm vlerësimi që janë shifrat, prandaj përmes tyre dhe historisë mund të kuptojmë zhvillimiet afatshkurtra. Megjithatë, saktësia e shifrave të së ardhmes shpesh ështe e pasigurtë dhe kështu “ku dominon ndryshimi vdes statistika.”

Përbalë këtyre tendencave, BE, doli me një program ekonomik deri në vitin 2030, ku ofron disa rrugë të reja për zhvillimin e qëndrueshëm për ta bërë ekonominë e BE me konkurruese. Negociata për të aplikuar plotësisht marrëveshje tregtare edhe me vendet jashtë BE, duket se po bëhen domosdoshmeri.

BE-ja, për të rrifilluar një zhvillim të qëndrushëm do ti duhet të ketë një rritje mbi 1,2% GDP-së të eksporteve me SHBA, Japoninë, Indinë, Azinë dhe Kinën, Brazilin dhe Afrikën.

Gjithashtu, ajo, do të duhet të jetë në qendër të rrjetit më të dendur të marrëveshjeve tregtare në botë për nga madhësia sic jane Shtetet e Bashkuara, Japonia, India, Kanada etj. Tashmë është e qartë se eksportet brenda vendeve të EU nuk janë zgjidhje për të dalë nga gjendja aktuale dhe zhvillimi do të jete i mefshtë.

Bashkimi Evropian, përtej kësaj, do të duhet të përballet me një një seri çështjesh të rëndësishme politike. Katër zgjedhje do të jenë veçanërisht të rëndësishme, dhe ato kanë të bëjnë me OBT-në, Kinën dhe Rusinë dhe Afriken.

Ja cfare mund te pritetet në këtë drejtim:

*Mund të presim një rifillim të negociatave me OBT, veçanërisht nëse raundi i Dohas përfundon në dekadën e ardhshme. Një nga prioritetet e BE do të ishte vendosja e një axhende të re që përfshin çështjet që lidhen me globalizimin, si p.sh konkurrenca, subvencionet dhe shërbimet shtetërore.

*Shumica e analistëve e identifikojnë Kinën si treg me potencialin më të madh të rritjes për Evropën. Kina shfaqet në krye të listës së vendeve me potencial të lartë për negociata dhe investime dypalëshe për shkak të barrierave të konsiderueshme që qëndrojnë në rrugë  per hyrjen e kompanive të huaja në tregun kinez.

*Krahas përpjekjeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të shumta tregtare, rifillimi i negociatave me Rusinë(ne varesi te perfundimit te luftes ne Ukraine) dhe mbeshtetja e nje zgjidhje te drejte te, do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit. Përtej interesave rreptësisht ekonomike, marrëdhënia me Rusinë do të fitojë rëndësi nga pikëpamja gjeopolitike për shkak të lidhjeve ne elemente te vecante për disa çështje energjetike dhe sfidat e modernizimit të ekonomisë ruse.

*Afrika mund të përfaqësojë një prioritet të rëndësishëm komerciale për Evropën. Ngritja ekonomike e Afrikës Veriore dhe Sub-Sahariane mund çojnë Bashkimin Evropian për të përmbysur qasjen e tij drejt këtyre rajoneve: objektivat e zhvillimit dalëngadalë do t’i linin vendin interesave ekonomike të lidhura me aksesin në treg dhe integrimin ekonomik.

Në këtë mënyrë deri në vitin 2030 do të ishte e mundur nisin negociatat dypalëshe ambicioze  me Afrikën Sub-Sahariane, që synojnë shtetet shumë premtuese, përkatësisht Nigeria, Angola, Kenia dhe Republika Demokratike e Kongos.

Nëse ky është vetëm plani strategjik i BE ne globalizimin e saj ekonomik, nuk duhet të harojmë suksesin e politikave që kanë filluar të zbatohen sidomos pas pandemisë. Më e rëndësishmja nga gjithë programet është “Next generation EU”, ku Arsimi, Shkenca, Shëndetësia dhe Digjitalizimi janë shpresat kryesore të zhvillimit.

Sa thamë me lart dhe mbi të gjitha duke marrë parasysh shpenzimet shtesë për rritjen dhe forcimin e NATO-s, Bashkimi Evropian ka nevojë për një ringjallje të fortë ekonomike.

Axhenda e përshkruar më lart parashikon një mjedis të ri rregullator i cila favorizon investimet në kapitalin njerëzor dhe inkurajon risi në ekonominë prodhuese.

Janë të nevojshme rrjete më efektive të sigurisë sociale për të mbështetur fleksibilitetin të tregut dhe për të luftuar pabarazinë në rritje. Gjithashtu BEdo ti duhet të forcojë dhe zgjerojë Eurozonën, të luftojë në të njëjtën kohë idetë dhe tendencat drejt copëtimit dhe dobësimit të tregut të brendshëm evropian.

Tregu i vetëm për mallra dhe shërbime është larg të qenit i plotë për shkak të rezistencës nga interesat e vetiake te vendeve te caktuara dhe synimi për të ruajtur status quo-në, nuk eshte ne drejtim te zhvillimit.

Ka një rritje në ç’ekuilibër jo efektiv brenda Bashkimit Europian, sidomos midis ekonomive të bazuara kryesisht në shërbime dhe ekonomive industriale. A do të jenë edhe në të ardhmen këta të fundit në gjendje të tërheqin më shumë vendet e tjera për ti integruar dhe ato në një zhinxhir prodhues qoftë dhe bujqësor?

BE po përpiqet me të gjitha forcat që teknologjitë bazë dixhitale dhe industriale, që po evoluojnë me shpejtësi, të nxitura edhe nga informacioni në kohë reale, te krijojnë bazën për një përhapje të platformave dhe mjete të tjera për të gjithë, kudo dhe për çdo qëllim. Falë ketyre projekteve do të fokusohemi, sa me pare dhe sa me shpejt, drejt një “shoqërie te dijes” (të gjithëdijshme).

Padyshim që në kushtet e sotme parashikimi i zhvillimeve të ardhshme nuk është i lehtë. Ndryshimet globale (gjeopolitike e gjeoekonomike) gjithnjë e më komplekse po çojnë ne konkluzionin se: rritmi dhe thellësia e analizave, strategjia duhet të intensifikohen, dija duhet të rritet dhe vendimarrja duhet të kushtezohet nga ajo.

Dhe kjo bëhet më e domosdoshme tani që “Pika e fillimit të këtij recesioni është goxha e lartë – nuk kemi pasur kurrë një papunësi kaq të ulët”. Prandaj….” mund të kemi një recesion, por ndoshta nuk do të jetë destabilizues.”

Të fundit

Nga 1 janari, bizneset do ta blejnë energjinë në treg të lirë

Liberalizimi i tregut të energjisë, i parashikuar fillimisht me ndryshimin e ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, i vitit...

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok

Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance i cili përdoret thuajse nga çdo moshë. Megjithatë shumë vende të botës janë...

Festival golash në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid mposht me “poker” Sevillan

Real Madrid ka festuar para tifozëve të vet në mënyrën më të mirë të mundshme suksesin në Kupën Interkontinentale, pasi ka mundur me shifrat...

Ikona që rizgjoi Shqipërinë, disfatat dhe rikthimi i Parashqevi Simakut

Një video rastësore apo jo e publikuar nga një televizion amerikan ku shfaqej një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80 Parashqevi Simaku,...

“Është kolegia ime…”/ Banori i BBV 4 në proces divorci: Kam një vajzë të vogël

Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të...

Lajme të tjera

Web TV