Zonja e Parë, Armanda Begaj apel për depistimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zonja Armanda Begaj ishte sot në Bashkinë e Vaut të Dejës, nga ku bëri apel për depistimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit. Përmes mamografisë lëvizëse, në Vaun e Dejës dhe 6 njësitë administrative të kësaj bashkie, gratë dhe vajzat kanë mundësi për kontroll falas për mamografinë e gjirit.

Kjo gjë u realizua me kujdesin e Presidentit të Republikës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Institutin e Shëndetit Publik pas kërkesës nga Bashkia e Vaut të Dejës për të ndihmuar gratë dhe vajzat në zona të largëta.

Zonja Begaj falendëroi specialistin e mamografisë, infermierët, përfaqësuesit lokalë dhe aktivistët që u bënë pjesë e këtij aksioni. Në tri ditët e para, vetëm në Bushat, e kryen depistimin 40 gra dhe vajza, ndërsa mamografia do të shkojë përgjatë 10 ditëve në vazhdim në Vaun e Dejës, Vig-Mnellë, Hajmel dhe Temal.

Gjatë qëndrimit në Vaun e Dejës, zonja Begaj mori pjesë edhe në panairin e Krishtlindjeve të “Caritas Doqezan Sapa”, një aktivitet bamirës për fëmijët me aftësi ndryshe. Ajo bisedoi me nënat e tyre, misionarët fetarë dhe vullnetarët e kësaj qendre, të cilët i falëndëroi për vullnetarizmin dhe bashkëpunimin në këtë mision.

Nismës për bamirësi iu bashkua i gjithë komuniteti i zonës. Banorët blenë punimet e veçanta të kryera nga fëmijët me aftësi ndryshe për t’i ndihmuar ata dhe për të zbukuar shtëpitë për festat e Krishtlindjeve./O.S

Të fundit

Bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së, Adeyemi “çmend” serbët

Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa...

“Koha jote ka perënduar”/ Tone të ashpra e akuza mes Berishës e Spiropalit në Kuvend

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u karakterizua nga tone të ashpra...

“Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr “të palarat” Berishës

Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste...

Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit...

Parashqevi Simaku: Qëndrimi në rrugë ishte zgjedhja ime, pse të mos rrija jashtë?

Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi...

Lajme të tjera

Web TV