Dallgët e forta fundosin anijen me emigrantë në brigjet e Libisë, të paktën 61 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije me emigrantë besohet se është mbytur në brigjet e Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Sipas dëshmisë së disa të mbijetuarve, anija ishte nisur nga qyteti Zuwara me rreth 86 persona në bord. Dallgët e larta fundosën anijen dhe 61 emigrantë, mes të cilëve fëmijë, janë të zhdukur dhe supozohet se kanë humbur jetën, raporton BBC.

25 të mbijetuar të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në një qendër në Libi. Sipas agjencisë së OKB, viktimat ishin nga Nigeria, Gambia dhe vende të tjera afrikane.

Libia është një nga pikat kryesore prej nga nisen emigrantët në përpjekje për të kaluar Mesdheun për të mbërritur në Europë.

Agjencia Ndërkombëtare e Migracionit vlerëson se më shumë se 2200 persona janë mbytur gjatë këtij viti teksa kanë tentuar të kalojnë Mesdheun, duke e bërë këtë itinerar rrugën më të rreziksjme në botë për migrantët./O.S

Të fundit

Buxheti i vitit 2025 botohet në fletoren zyrtare, ja kur hyn në fuqi

Pas dekretimit nga presidenti Begaj në datën 16 dhjetor, ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 është botuar...

“Brexit” i kushtoi 34 miliardë dollarë Britanisë së Madhe në dy vitet e para

Pasojat ekonomike nga Brexit-i kanë çuar në një reduktim prej 34 miliardë dollarë të tregtisë me Bashkimin Evropian (BE) gjatë dy viteve të para...

Vjen lajmi i mirë/ Ikona e muzikës shqiptare do i rikthehet muzikës!

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku do i rikthehet muzikës. Këngëtarja shqiptare pritet të bëhet pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top...

Opozita rikthehet vetëm nëse bën ‘Kongresin e 10’ për të dënuar Sali Berishën!

Ylli Pata Opozita sot është e larme. Ka mjaft grupe, forca, edhe parti që qartazi i kundërvihen Sali Berishës. Janë qartazi pro SPAK, përkatësisht operacionit...

Putin: E ftoj SHBA-në të zhvillojmë “duel raketor” në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të zhvillojnë një "duel raketor" në tokën ukrainase për...

Lajme të tjera

Web TV