Arma më e rëndësishme në luftë kundër COVID-19 është e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmasat e pandemisë janë pasojë edhe e një politike dyfytyrëshe. Lufta kundër Coronës mund të fitohet vetëm nëse hapen mbi tryezë të gjitha faktet, shkruan Rodion Ebbighausen.

Këtë e tregon rasti i Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë. Që në fillim të pandemisë, kur shanset për reduktimin e saj ishin shumë të mira, krerët e Partisë Komuniste të Kinës i kërcënuan mjekët. Provat u shkatërruan, faktet u mohuan. Rezultati: një epidemi kombëtare që u kthye në pandemi globale.

Kur qeveritë nuk gëzojnë besim

Po kështu edhe në Iran. Regjimi e gënjen prej dekadash popullin e tij. Kur pas një hezitimi të gjatë e kundër rezistencës së disa mullahëve, regjimi filloi të marrë masat kundër virusit Corona, popullsia nuk i mori aq seriozisht ato. Një konfirmim fatal për proverbin. “Kush gënjen njëherë, atij nuk i besohet më edhe kur thotë të vërtetën.” Pasoja: Më shumë se 2.500 raste të vdekurish – zyrtarisht. Por askush nuk i beson kësaj shifre.

Në SHBA, ku qeveria ngre lart “faktet alternative” u mohua fillimisht kërcënimi nga virusi, pastaj ai u minimizua. Kur pasojat e pandemisë u bënë të painjorueshme më, presidentit Donald Trump iu desh të merrte masa. Por nuk le asnjë rast t’i ikë, pa ua bërë të qartë amerikanëve, se ai e vë ekonominë mbi njerëzit. Pasoja: Më shumë raste infektimesh se në çdo vend tjetër të botës.

Virus nuk e çan kokën për politikën. Retorika dhe frazat boshe nuk i bëjnë atij përshtypje. Ato që vlejnë të merren në konsideratë janë vetëm faktet. Ky virus mund të mposhtet vetëm me logjikë shkencore dhe sens mase.

Populistët e djathtë nuk kanë se ç’të ofrojnë

Fakti se politikanët në Europë dhe Gjermani konsultohen vetëm nga ekspertët në këtë krizë dhe vlerësimet e tyre merren në konsideratë në vendimet e politikës, është një shenjë e mirë. Janë lënë pas muajt e vitet e fundit, ku populistët e djathtë, AfD në Gjermani, Viktor Orban në Hungari, Matteo Salvini në Itali-për të përmendur vetëm disa, -e kishin vënë përpara politikën. Gjendja aktuale e bën të qartë: Kur puna bëhet kritike ata nuk kanë se ç’të kontribuojnë.

Lexo edhe :  Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Pandemia tregon, se politika që injoron faktet e merret me propagandë, paguan për këtë çmim të lartë. Jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Shumë vetë e paguajnë këtë me jetë. Kur virusi të jetë mundur pas disa muajsh, dhe me ndihmën e shkencës kësaj do t’ia dalim, atëherë të shpresojmë që do të mbesë mësimi – se e vetëm e vërteta duhet marrë në konsideratë. Sidomos në politikë./DW

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV