Rama: Jorgo Goro nuk do të qëndrojë më në detyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri e cilëson të drejtë vendimin e gjykatës që nuk i dha leje Fredi Belerit

Kryeministri Edi Rama e vlerëson si korrekt vendimin e Gjykatës së Posaçme për Belerin, për mos i lejuar betimin si kryebashkiak i Himarës. Arsyetimi i Gjykatës, sipas Ramës i jep fund debatit nëse kjo ishte një çështje që i takonte drejtësisë apo e politikës.

Si përfundim ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrsesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur.”

Pasi Gjykata i la përgjegjësinë për të gjetur një zgjidhje, Edi Rama njoftoi se Jorgo Goro nuk do të qëndrojmë më në detyrë, por pa njoftuar se cili do të jetë hapi i tij i radhës.

“Përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.”

Fati i Belerit, thotë Rama, do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të procesit ligjor. Më herët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ligji nuk e lejon betimin në burg të Fredi Belerit, ashtu siç ky i fundit ka pretenduar./O.S

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV