Ngjarja makabër në Universitetin e Pragës, reagojnë liderët euopianë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë udhëheqës të vendeve të Europës kanë reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e sotme, në Universitetin e Pragës, ku një 24-vjeçar me origjinë çeke, vrau 15 studentë dhe plagosi 24 të tjerë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, përmes në postimi në rrjetin social ‘X”, dënoi ashpërsisht “të gjitha format e dhunës dhe terrorizmit”.

“Europa ka për detyrë të reagojë dhe të forcojë çdo mjet të dobishëm për të garantuar sigurinë maksimale për qytetarët e saj”,- shkruan Meloni.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen është shprehur “thellësisht i tronditur nga sulmi mizor” në Pragë dhe shtoi se Austria gjendet pranë Çekisë në këto momente.

Presidenti rumun Klaus Iohannis deklaroi se vendi i tij ” qëndron me popullin e Republikës Çeke gjatë kësaj kohe të vështirë”, duke shtuar se ndihej “i tmerruar nga të shtënat”.

Po ashtu, presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Çekisë dhe specifikisht ndaj familjarëve të viktimave dhe të plagosurve.

“Shpreh solidaritetin për viktimat, të plagosurit dhe të dashurit e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet çeke”,- tha ai në një postim./e.t

Të fundit

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/Dërgohen në gjyq 5 kosovarët

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën...

Lajm i mirë për Kosovën, EULEX-it i zgjatet mandati deri më vitin 2027

Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i është zgjatur mandati deri më 14 qershor 2027. Vendimi u mor nga...

“France 24”: Përmeti, qyteti shqiptar ku çdo gjë përgatitet nga trëndafilat

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat mbizotërojnë, qofshin ato të përdorura për të bërë parfume, ujë me...

“Shqipëria nuk mori njollën e turpit”/ Rama tregon bisedën me arkitektin e famshëm

150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për...

“Mos u grindni djema”/ Politikanët në Rusi tallen me sherrin Trump-Musk

Duket se jehona e përplasjeve mes Presidentit Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, ka mbërritur deri në Rusi. Sipas mediave të huaja, disa politikanë në...

Lajme të tjera

Web TV