Emigrimi prek edhe mjekët veterinarë/ Krijohen boshllëqe në ofrimin e shërbimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervin Resuli: Çdo vit ikin gjysma e atyre që diplomohen për mjekësi veterinare

Emigrimi ka prekur edhe mjekët veterinar. Sipas presidentit të urdhrit të mjekëve veterinar Ervin Resuli, emigrimi ka krijuar boshllëqe në ofrimin e shërbimeve.

“Mesatarisht fakultetit i Mjekësisë Veterinare diplomon rreth 60 mjek veteriner nga të cilat gati gjysma e tyre emigrojnë drejt vendeve të Bashkimi Europian. Rreth 30 veterinerë të rinj çdo vit largohen në një nga vendet e Bashkimi Europian për tu punësuar. Në fakt niveli i pagave në shërbimin veterinar, atë shtetëror por edhe të ardhurat  në sektorin privat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar. Mos të harrojmë që mjeku veterinary nuk punon vetëm për të përballuar nevojat familjare, por do të duhet të paguajë edhe kualifikimet e tij të ndryshme pasi most ë harrojmë që mjekësia është një shkencë e cila dita ditës ka medikamente të reja, metoda të reja të implementimit e kshu me rradhë.”

Sipas Resulit zonat rurale po vuajnë më shumë mungesën e veterinerëve, pasi ata zgjedhin të punojnë në klinika private në qytet.

“Qasja ndaj trendit të ri që janë kafshët e shoqërimit në zonat urbane, pra veterinerët e gjejnë veten duke punuar në klinika veterinare edhe jo në ferma blegtorale. Veterinerët e zonave rurale apo siç quhen ndryshe veterinerët e kafshëve bujqësore të jenë më të pakët në numër dhe shërbimi në zonat rurale sidomos në zonat më të thella të jetë pothuajse u munguar në disa raste dhe kjo ka bërë që të jetë një lloj alarmi për në për të marrë masa dhe si mund t’i stimulojmë ne veterinerët e rinj që të kthehen në zonat rurale.”

Në total në Shqipëri janë rreth 1220 mjek veteriner, për të mbuluar nevojat në vendin tonë duhen minimalisht 2 mijë veteriner./O.S

Të fundit

Krimet zgjedhore, PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës në Shqipëri

Partitë Popullore Europiane (PPE) kanë vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës...

Mashkulli dhe femra më perfekte në botë, del verdikti i britanikëve

Një studim i veçantë nga aplikacioni i takimeve “Wisp” ka hedhur dritë mbi se cilat janë tiparet më të dëshirueshme të një partneri ideal...

Aksident në Elbasan, përplasen 3 makina, ka të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës,...

Finito! Inzaghi “tradhton” Interin për milionat e Arabisë Saudite

Simone Inzaghi i thotë lamtumirë Interit pas 4 vitesh! Mbledhja e sotme me drejtuesit e klubit zikaltër dhe me Beppe Marotta nuk ka sjellë...

Ç’po ndodh me Brojën? Lajmet e fundit nga kombëtarja para ndeshjes me Serbinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet maksimalisht për dy ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikueset në Botërorin 2026. Vëmendja kryesore është në...

Lajme të tjera

Web TV