Shokuese! Një grup kriminal planifikoi vrasjen e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup kriminal ka planifikuar eliminimin fizik të ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Informacioni sekret është hetuar tre muaj më parë, ndërsa mbetet e paqartë nëse vetë Nano është vënë në dijeni për këtë zhvillim.

Ndonëse hetimet janë duke vijuar nga Policia e Shtetit, deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë informacion tronditës.

Dyshimet janë se një anëtar i rrezikshëm i një grupi kriminal ka planifikuar eliminimin e Nanos, pasi ky grup ka qenë i hetuar prej tij, gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Po ashtu mbetet e paqartë nëse pas këtij informacioni janë rritur apo jo masat për ruajten e Nanos dhe familjarëve të tij.

Nano u shkarkua nga detyra e kreut të Policisë në gusht të 2022, vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me pretendimin se nuk kishte përmbushur objektivat.

Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, me eksperiencë, kurse dhe trajnime të kryera në vendet perëndimore./e.t

Të fundit

“Berisha do humbasë, por s’do e lëshojë PD-në”, Kadilli: Opozita në krizë të thellë

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli i quan teatër Primaret e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Një falsitet që sipas tij nuk...

Milaim Zeka: Nuk më lidh asgjë me Prishtinën! Tirana është qyteti i dashurisë sime!

Analisti Milaim Zeka ka rrëfyer me emocion dhe nostalgji, lidhjen e tij me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Edhe pse banon në Kosovë, Milahimi tregon se...

Si do të ndikojnë politikat e Trump në rajon

Edhe pse kthimi i Donald Trump si president i SHBA po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet i vështirë, ekonomia në shumicën...

Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!

Nga Jakin Marena Sali Berisha, pas një ‘agjërimi’ të plotë politik pa dalë jashtë vendit, më në fund ka ‘prekur’ tokën gjermane, pasi ka marrë...

Kërkesa e PD për votimin e emigrantëve pa mjet identifikimi, Gjikondi: Berisha synon…

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar kërkesën e opozitës për të lejuar votimin e emigrantëve pa një mjet identifikimi shqiptar, duke e konsideruar këtë një...

Lajme të tjera

Web TV