Korça e pronotuar që prej korrikut, jo vetëm për festat po dhe ditët mes tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operatorët turistikë: Prenotimet për këtë periudhë kanë nisur që në muajin Korrik

Qytetarë të shumtë zgjodhën që ta kremtonin Krishtlindjen në Korçë. Janë jo vetëm të ardhur nga qytetë të ndryshme të vendit, por edhe nga Greqia. Kremtojnë këtë festë pranë familjes dhe të tjerë shijojnë atmosferën e veçantë të qytetit.

“Na kanë ardhur nipa, mbesa. Mezi presin të kemi këto festa të gëzuara.”

“Tentojmë të vijmë njëher në vit, njëherë në dy vjet.”

“Shumë bukur! Kemi jetuar edhe më para këtu në Korçë kam qenë student. Kemi nostalgji.”

Kapacitetet akomoduese në qytet janë të gjitha të rezervuara për këtë periudhë. Sipas operatorëve turistikë prenotimet kanë nisur që në muajin Korrik.

“Shumica e vizitorëve janë vendas në fakt. Janë nga rrethe të ndryshme përveç Korçës, por ka edhe emigrantë që janë nga Korça, por jetojnë jashtë në Amerikë apo në Greqi dhe në vende të ndryshme të Europës.”

Rezervime nuk ka vetëm për netët e festave.

“Nuk janë të rezervuara vetëm datat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por janë edhe datat midis tyre. Ka njerëz që e zgjedhin Korçën si një opzion për të kalura pushimet e tyre dimërore.”

Veç qytetit turistët vizitojnë edhe destinacionet e dimrit, Dardhën dhe Voskopojën./O.S

Të fundit

Administrata shqiptare vlerësohet, por sfidat mbeten

Administrata publike shqiptare është renditur e para në rajon sipas raportit të fundit të OECD/SIGMA, një nismë e përbashkët...

“Gati” Shteti Bektashi, Rama: Do jetë pa taksa dhe polici

Qeveria është gati të hapë shtetin e ri të Bektashizmit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama pa dhënë një panoramë të qartë se si do...

Blushi takim me Nokën për zgjedhjet e 11 Majit

Në mungesë të kreut të Partisë së Lirisë, i cili po qëndron në ambientet e paraburgimit të “Jordan Misja”, Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm...

KQZ: Nuk ka kapacitete për regjistrimin e emigrantëve pa dokumente shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundësi teknike për të regjistruar emigrantët që nuk disponojnë një dokument identifikimi shqiptar. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan...

Berisha “fushatë” në Berlin: Votoni CDU-në, pastaj PD-në…

  Shefi i opozitës shqiptare Sali Berisha po bën fushatë në Gjermani ku ju ka kërkuar shqiptarëve atje që të votojnë CDU dhe Ferderic Merz...

Lajme të tjera

Web TV