Maqedoni/ Humb jetën gruaja shtatzënë, dyshohet për Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 37-vjeçare nga Maqedonia ka ndërruar jetë në Klinikën Gjinekologjike dhe Akusheri në Shkup. Dyshohet se gruaja shtatzënë ishte e prekur nga koronavirusi, Covid-19 pasi ajo arriti në klinikë me temperaturë të lartë mbi 39 gradë, ndërsa fetusi i kishte vdekur.

Klinka njoftoi se menjëherë 37-vjecares i është marrë një mostër për Covid-19, ndërsa testi do të konfirmojë ose jo prezencën e koronavirusit.

Njoftimi nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri:

Pacientes menjëherë i është marrë edhe mostër për Kovid-19. Mjekët në mënyrë operative e nxjerrën fetusin, ndërsa nga barku i nënës është evakuuar qelb. Arsyeja e mundshme për temperaturën e lartë është gjendja septike e pacientes, ndërsa testi do të konfirmojë ose jo prezencën e koronavirusit. Gjatë intervenimit gjendja e pacientes u keqësua me ç’ rast ajo u intubua, u bë reanimim i plotë, por për fat të keq, në orën 22 është konstatuar vdekje. Arsyeja për vdekje me shumë gjasa është sepsa nga tromboembolizmi masiv, ndërsa pacientja do të dërgohet për obduksion, me çka do të ketë diagnozë të saktë.

Sipas KGJA, bëhet fjalë për paciente me mbipeshë, e cila ka peshuar 150 kilogram. Me preson të lartë të gjakut dhe takikardi, e cila në 5 muajt e fundit fare nuk është lëvizur, ndërsa në përputhje me të dhënat nga mjekët nga Ohri, pacientja nuk i ka kryer kontrollet e nevojshme gjinekologjike.

Të fundit

PD bën publik uebisite-in për diasporën

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi rëndësinë e votës së diasporës shqiptare në...

Çfarë ndodhi kur India ndaloi TikTok

TikTok ishte një nga aplikacionet më të njohura të Indisë – derisa u ndalua në vitin 2020. Është një mësim për atë që mund...

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për...

“Parker është e sigurt”/ Mision vëzhgimi pranë Diellit, sonda e NASA-s dërgon sinjale

Agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara (NASA) tha se sonda e saj diellore, Parker, është “e sigurt” dhe po operon normalisht në afrimin më...

“Diaspora”, testohet platforma elektronike/Garanton standardin më të lartë të sigurisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar dhe ka testuar testimin operacional teknik të Platformës Elektronike të Regjistrimin, i cili u krijon mundësinë shqiptarëve që...

Lajme të tjera

Web TV