“Ruaje për të rinjtë”, 90 vjeçarja vdes pasi refuzoi respiratorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 90-vjeçare e cila rezultoi pozitive me Covid-19, në Belgjikë, vdiq pasi vetëmohoi respiratorin artificail dhe u kërkoi mjekëve që “ta ruanin këtë për pacientët më të rinj”.

Suzanne Hoylaerts nga Binkom, afër Lubbeek, u shtrua në spital në 20 mars kur gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi pas infektimit të COVID-19.

Hoylaerts u shtrua në spital pasi kishte mungesë të oreksit dhe probleme me frymëmarrjen. Pasi u testua dhe rezultoi pozitive me koronavirusin, ajo u vendos në izolim, që do të thotë se vajza e saj nuk ishte në gjendje të vizitonte.

Ajo thuhet se u tha mjekëve në spital: ‘Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruani atë për pacientët më të rinj. Kam pasur një jetë të mirë ’.

Hoylaerts ndërroi jetë dy ditë pasi ajo u shtrua në spital, në 22 Mars. Vajza e saj, Judith i tha gazetës Hollandeze Het Laatste Nieuës: ‘Unë nuk munda ti them lamtumirë asaj, dhe as nuk kisha asnjë shans për të marrë pjesë në funeralin e saj.’

Sipas Judith, familja ishte e habitur se si nëna e tyre mund të ishte infektuar me virusin pasi ajo kishte qëndruar vetëm në shtëpi dhe po respektonte me kujdes masat e izolimit.

Tashmë Belgjika ka regjistruar 705 vdekje sipas numrit zyrtar./Daily Mail

Të fundit

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të...

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi ndikimin mjedisor të produkteve të...

Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për të qenë prezent gjatë komunikimit të akuzës ndaj Ilir Metës. Por, në një...

Historia e ish-punonjësit shqiptar të trenit, që sot punon në Parlamentin Europian

Në vitin 1992, babai i tij hipi në një gomone nga Shqipëria në kërkim të një të ardhmeje për familjen e tij. Fillimisht zbarkuan...

Plagosen 11 futbollistë në Serbi, u goditën nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, ku rrufeja goditi fushën në mes...

Lajme të tjera

Web TV