Rama: Shqipëria ka hyrë në fazë të re, pagat do të rritet vitet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama: Ka një informalitet në paga. Në sektorin e turizmit sot në Shqipëri nuk është më problem për sipërmarrësit sa paguhen, problemi është të kenë njerëzit e duhur që të bëjnë punën për të cilën takojnë. Pagë nën 900 euro në bregdetin shqiptar nuk ka. Po ashtu, në ndërtim, pagat janë më të larta nga ata që deklarojnë. Kompanitë kanë kuptuar dhe po e kuptojnë që shfrytëzimi i krahut të lirë të punës, ajo kohë ka mbaruar. Nuk e merr më avantazhin duke pasur krahë të lirë pune. Jo vetëm që sektori privat është gati, por po e bën këtë gjë. Shqetësimi se një pjesë e kësaj gjëje bëhet në mënyrë informale. Rritja e pagave në sektorin publik, po e nxit sektorin privat. Rritja historike që kemi bërë, do ta shtyjë sektorin privat. Unë jam shumë optimist për këtë që Shqipëria ka hyrë në një fazë të re nuk diskutohet dhe këtë e konfirmojnë të gjitha të dhënat nga të katër anët. Shqipëria në këtë fazë të re do të ketë rritje shumë të madhe të investimeve. Kemi sot kërkesa që nuk i kemi pasur deri para disa vitesh për investimet në turizëm nga investitorë të mëdhenj. Tani kemi shumë investitorë të huaj. Nuk diskutohet që Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vitet që vijnë, pagat do të rriten shumë ndjeshëm. Mjafton të shikoni Lekun sot që është shëmbëlltyrë e një kthese historike. Inflacioni ëshyë kthyer në norma të zakonshme, burim inkurajimi dhe shprese./O.S

Të fundit

Mario Vargas Llosa, gjiganti i letërsisë latine-amerikane

Fitues i Çmimit Nobel, yll i bumit ndërkombëtar të letërsisë latine-amerikane, kandidoi gjithashtu për president në Peru. Intervistë: “Çmimi...

Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese. "Mos shkoni atje...

Rama ironizon opozitën/ Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’!

Kryeministri Edi Rama tha se opozita, me zgjedhjet e 11 Majit, do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë. “Ky portieri këtë radhë do të...

500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës/ Ironia e Ramës: Këneta ka para!

Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi premtonte 500 euro...

Politikat identitare të kritikëve të Islamit, janë thellësisht shkatërruese

Dënimi i tyre si 'sektarë' vetëm sa shton zhurmën se ata nuk kanë vend në perëndim. Kenan Malik Apoll sugjeron që shumica e muslimanëve britanikë identifikohen...

Lajme të tjera

Web TV