Tragjedia e familjes Hoti/ Del autopsia për tre viktimat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekësia ligjore italiane ka dhënë detaje të reja pas autopsisë së tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë, të cilët ndërruan jetë gjatë një aksidenti me makinë mesnatën e 8 dhjetorit. Makina drejtohej nga Altin Hoti, ndërsa pasagjerë ishin Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio.

Sipas mediave italiane viktimat nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool e drogë, hashash ose marihuanë. Këto e treguan dhe rezultatet e analizave. Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

Nga analizat rezultoi se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool, hashash apo marihuanë. Vajza, Giulia Di Tillio, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të 8 dhjetorit, ku të rinjtë pasi kishin dalë së bashku po ktheheshin në shtëpi. Dhe pikërisht në atë moment ndodhi përplasja fatale. Makina po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe përfundoi në lumë, ndërsa në asfalt nuk u gjet asnjë shenjë frenimi./e.t

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV