Enca ka reaguar ndaj deklaratës së Dojna Memës, e cila e ftuar në “Oxygen” nga Besim Dina, mes të tjerash foli për jetën e pavërtetë të krijuar në rrjetet sociale.
“Mendoj se rrjetet sociale kanë ndikuar shumë në krijimin e kësaj jetës plastike, jetës që nuk është e vërtetë”, më pas iu drejtuar shikuesve, duke thënë: “Njerëz, nuk është e vërtetë, mos e besoni”, tha Dojna.
Më tej, vijoi: Mendoj që kjo tendenca ka bërë që të jemi ku jemi sot dhe të krijojmë këtë jetën perfekte dhe luksoze, pa pyetur një herë veten nëse janë të lumtur këta njerëz, sepse qëllimi në jetë është të jemi të lumtur.
Përmes një postimi në Instastory, Enca u shpreh: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj. Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.
Deklarata e Dojnës ka ngjallur edhe reagimin e Rike Roçit, e cila bëri një koment në një prej fragmenteve të intervistës. “Harroi kjo që çuni i babit i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”, komentoi ajo.
Komenti i referohet një interviste të Dojnës me djalin e Ardian Fullanit, ky i fundit ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani. Gjatë videos live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!)./E.Ç