“Njolla të murme”-Nga dramë në tragjedi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Kur isha i ri, kisha komshi Robert Ndrenikën. Më tha një ditë:

-Po vjen me mua sot në teatër?

Rrallë i bie fati njeriut, të shohë edhe një kryevepër si “Pamje nga ura”; edhe të luajtur nga një artist i madh, si Piro Mani.

1.
Zura vend në lozhë. U fikën dritat. Edi Karbone -personaxhi-dukej sikur ishte “gatuar” nga autori, Artur Miler për Piro Manin.

Pushim mes akteve. Në llozhën qëndrore ishte ulur kryeministri: Mehmet Shehu. Nuk lëvizte as qerpikët…

Në vesh dikush më peshpëriti. Ishte profesori im i letërsisë, shkrimtari Filip Ndocaj:

-Sot po shohim një kryevepër. Por nuk ka rëndësi si luan Piro Mani.

Vlerë kanë duartrokitjet e kryeministrit.

Ra sipari. Dolën aktorët në skenë.

Spektatorët të ngrirë.

Prisnin sinjal nga llozha.

Me bisht të syrit shihja shokun Mehmet.

Dyllë i verdhë.
U ngrit në këmbë. Vështroi sallën.

Zgjati duart…
U mendua…
Pastaj i rrahu dy -tre herë.

Si në komandë salla shpërtheu.

2.
Falë Ndrenikës zura miqësi me Kadri Roshin, Timo Fllokon, Ndriçim Xhepën, Vangjush Furxhi, Piro Mani etj.

Në vjeshtën e vitit 1969 mora “dy gisht leter” nga Vangjush Furxhi:
-Mitro! Kemi festival në Tiranë.
Të pres!

Brenda zarfit një fletë palosje.
Dramë :”Njolla të murrme”. Autor:

Minush Jero.

Regjizor

Mihal Luarasi.

Në role Edi Luarasi, Vangjel Furxhi etj.

U futa në teatër. Në llozhë Mehmet Shehu me Ramiz Alinë. Ra sipari. Kryeministri i bëri duart “gjak”. Ishte çudi për një kryeministër nursës. Pas shfaqes, mblodhi aktorët. I përqafoi dhe tha një metaforë:

-Gol i artë, në minutën e 90-të.

Me këtë metaforë, juria i dha çmimin e parë dramës. Regjizorit. Aktores.

3.
Pas disa ditësh u dha përsëri drama.

Në llozhë u ul shoku Enver. I ftuar nga kryeministri.

Ra sipari.

Shoku Enver përplasi duart.

Ftohtë.
U largua.

Pa takuar njeri…

Në shtëpi lexoi dramën. Rrudhi buzët dhe tha vetëm një frazë:

-Vepër desidente!

…Mbledhje e Byrosë Politike.

Drama dhe autori ne “gijotinë”.

Për aktorët: goditje me pambuk…

Në vitet ‘70-të në skenë doli Todi Lubonja. Liberal.

Mik i Ramiz Alisë.

Ftoi në Korçë Minush Jeron. Folën. Thurën plane; këshilla dhe Mirushi shkroi një dramë të re.
“Të pamposhturit”.

As mish e as peshk.
Drama u vu në skenë.

Nuk bleu njeri bileta.

Salla u mbush me konviktorë. Dhe autori u rehabilitua.

4.
Todi Lubonja, Fadil Paçrami dhe Ramiz Alia shkuan më tej. E kthyen teatrin në “ring” mes regjizorëve.

Lanë te zhvillohen dy shkolla:

Mihallaq Luarasi, i shkolles Breht. Normale. Student në Hungari.

Kujtim Spahivogli i shkollës Stanisllavski.

Normale. Student në Bashkimin Sovjetik.

-Le të lulëzojnë 100 lule,- thoshte Ramiz Alia me humor.-Duke bëre ironi me një nga teoritë e Mao Ce Dunit.

…Dy vjet në von. Festivali i 11-të në RTSH. ???

Kaq u desh :

Todi Lubonja,

Fadil Paçrami,

Mihal Luarasi,

Minush Jero,

Sherif Merdani etj- në burg.

Kujtim Spahivogli në fshat.
Sheri Mita në Berat.

Xhevahir Spahiu,

Moikom Zeqo në edukim…

Vetëm Ramiz Alisë nuk i “hyri gjëmb në këmbë.”

5.
Po më von? U shkruan disa drama. Pa vlerë. Bajate. Spektatorët braktisëm teatrin.

Po unë?

Rreth viteve ‘75-së, u vu në skenë drama “Furnalta”.

Në shtyp shkruhej: Kryevepër!

-E po shyqyr!-Mendova duke blerë biletën-Ja vlen t’i kthehem teatrit.-

Rrugës takova Robert Ndrenikën.

-Nuk e kam parë. Shko ti dhe më thuaj…

…Buzëqeshi…

E pashë.

Nuk ishte art.

Propogandë.

Nga ajo natë, për 20 vjet nuk shkela në teatër!

Lexo edhe :  Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!

Shënimi i parë.

EDI LUARASI

Lindi në Tiranë, në vitin 1940.
Në vitet ‘50-73 ishte një nga femrat më të famshme në Shqipëri. Seksi. Rebele. Moderne. Estravagante.

E nisi karierën si kengëtare. Në skenën e estradës këndoi me motrën. Dhe “Motrat Mirdita”- në Tiranë – si “Motrat Kesler” në Gjermani e Itali.

La këngën për teatrin.

Një ditë u fut në hollin e hotel “Dajti”. Pa një djalë.

E tërhoqi bukuria? Jo. Mënyra si kishte lidhur shallin.

Ishte Mihallaq Luarasi. Sa ishte kthyer nga Budapesti. Ishte regjizor.

Kur Edi e kishte harruar, Mihallaqi shkoi ne estradë. E ftoi Edin të luante në skenë?…Disa herë…Ai e nxiti të vazhdoi shkollë për aktore.

Një ditë ajo e ftoi në shtëpi. E ëma e pyeti:

-Je i zoti ta bësh zap Edin?!

Martesa. Dy fëmijë: djalë e vajzë.

Dhe erdhi lumturia në qiellin e 7-të. Viti 1969.
Festival i teatrove kombëtar në Tiranë.

Kujton Edi:
-Kryeministri, Mehmet Shehu e pëlqeu dramën “Njolkat e murme”. Shtroi një darkë për trupën e teatrit në Shtëpinë e Oficerëve. Vendi im? Në krah të Mehmet Sheut! Më zunë ethet.

-Çfarë ke?-Më pyeti ministri i Shëndetësisë Llambi Ziçishti.-Ishte aty. Ruante nga helmimi kryeministrin?!

-Nuk mund të rri pa pirë cingare?

-Mos! Po të pa shoku Mehmet duke pirë, ta shuan cingaren në lule të ballit?!

Zgurdullova sytë…

Pas 4 viteve burri im u dënua me 8 vite burg. Pas 12 viteve: kryeministri vrau veten. Ministri Llambi Ziçishti u pushkatua?!

Ironi e fatit?!

…Burri në burg. Edi në shtëpi. Me dy fëmijë. Punonte në rrobaqepsinë ushtarake. Pak para.

(Herë pas here i vinte një zarf. Pa adresë. Brenda asnjë shënim. Vetëm lekë. Enigmë. Në vitin 2000 krejt rastësisht më thotë Bebi Kristidhi:

-Zarfet i dërgoja unë! Me frikë, zarfin e hidhja në një kuti poste larg shtëpisë. )

Gjeti një makinë. Qepte me “lepurin në bark” në shtëpi. Puna private ishte herezi.
Nga puna “makina u lodh”. Ju këput një vegël. Gjeti një usta. E rregulloi.

-Sa lekë?
-Nuk dua para. Kur të luash në teatër dua dy bileta falas.

Profecia e ustait u bë realitet.
Në vitin 1992 Edi Luarasi u kthye në teatër…

Shënimi i dytë.

Regjizori: Mihallaq Luarasi.

U godit si me “pambuk” nga partia si regjizor.
Por lideri luante. Priste që regjizori të gabonte. Ishte i sigurtë. Dhe i erdhi dita.

Dhjetor 1971. Festivali i 11 në RTSH.

Festival ndryshe. Këngë pa parti. Këngëtarë që imitonin në skenë Adriano Çelentanon. Bitellsat. Rafaela Kara.
Rinia në sallë: në delir!

Shoku Enver me Nexhminë në Pogradec. Pushime dimërore.
Në telefon Pranvera, vajza e Enverit:

-Babi! Në Tiranë po bëhet nami!

Partia bëri strategjinë. Populli thuri letra kundër festivalit. E para u shkrua nga kooperative bujqësore e Krutjes. Pastaj nga e gjithë Shqipëria.

Mihallaqi u arretua. Në dhjetor 1973 gjyqi. Pas burgut –
bojaxhi.

Viti 1992. Përsëri regjizor. Mik me Presidentin e Hungarisë-A. Goncz ( 1990-2000). Në vitin 1997, kur në Shqipëri mbretëronte kallashi, Presidenti e ftoi regjizorin të jetonte në Budapest. Familjarisht ndënjën shumë muaj.

Vdiq në vitin 2017.

Shënimi i tretë.

Autori.
Minush Jero.

Punonte aktor në Durrës. Shkëlqeu dhe u rrëzua në Korçë.
Në vitin 1973 dramaturgu u dënua me 8 vjet burg. Nga burgu punëtor në fabrikën e gomës-Durrës.

Në vitin 1993 takohet në Durrës me regjizorin francez Domenic Dolenie. Ai vuri në skenë, në Paris, dramën e tij.

Vdes në vitin 2006. …

I harruar…

Të fundit

Tubimi i opozitës më 23 dhjetor, zbardhet skenari, ja rrugët që do të bllokohen

Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor. Tubimi i Partisë Demokratike...

Shqipëria mbyll platformën ‘TikTok’, ministrja Manastirliu zbardh vendimin

Ngjarjet e fundit në shkollat e vendit sollën një sërë reagimesh nga prindërit dhe jo vetëm, por edhe një plan masash të hartuara nga...

67-vjeçari preu dorën dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri. Ngjarja...

Shkon në shkon në pesë numri i viktimave! Scholz mbërrin në Magdeburg

Numri i të vdekurve nga sulmi në Magdeburg ka shkuar në 5. Sipas mediave gjermane janë mbi 205 të plagosur, mes të cilëve rreth dyzet...

Temperatura minimale deri në -6 gradë! Parashikimi i motit për fundjavën që na pret

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet...

Lajme të tjera

Web TV