Covid-19/ Flasin mjekët shqiptarë në Itali: Kemi frikë, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Itali për të ndihmuar vendin fqinj në luftën ndaj koronavirusit janë përgëzuar nga të gjithë dhe ndodhen tashmë në qendër të vëmendjes.

Një numër i madh mediash kanë shkruar për ta, madje “La Stampa” ka zhvilluar intervista me mjekët dhe infermierët shqiptarë, të cilët dje kanë filluar edhe punën në spitalet italiane. Disa prej të cilëve kanë treguar eksperiencat e tyre dhe faktin sesi e kanë pritur shkuarjen në Itali.

Mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë thënë se janë të vetëdijshëm që janë të rrezikuar më tepër nga të tjerët nga Covid-19, por thonë se ky është misioni i profesionit të tyre, të shërojnë njerëz, në këtë rast ata me koronavirus.

“La Stampa” ka zhvilluar intervista me mjekët nga Shqipëria dhe ka cituar disa prej tyre.

Doina Jano

“Sigurisht që kemi frikë. Por ne jemi mjekë dhe kjo është detyra jonë. Çdo ditë të jetës sonë ne luftojmë kundër armiqve të padukshëm. Për ne gjithmonë është luftë. Edhe pse kam frikë dua të bëj më të mirën për popullin italian. Gjithmonë kam dashur ta vizitojë Italinë. Fati donte që për herë të parë ta vizitoja pikërisht tani, për të ndihmuar njerëzit dhe mjekët italianë. Kjo eksperiencë do të jetë për mua edhe një përvojë profesionale ”

Alma Zelo

“Në fillim i thashë vetëm bashkëshortit tim dhe jo prindërve sepse kisha merak se do të shqetësoheshin dhe nuk do më linin të vija. Ata nuk e dinin derisa shkova në aeroport. Megjithatë tani kam mbështetjen e tyre. Unë pres të jap më të mirën time. Për momentin bëj teste tamponi për të zbuluar rastet me Covid-19 duke shpresuar që të rezultojnë negativ”.

Lexo edhe :  Premtimi i Berishës/ "Nëse vij në pushtet, do heq notën mesatare në universitete"

Ornela Gela

“Unë kam studiuar në Itali, kam jetuar këtu dhe mendoj se kam lidhje më të forta me Italinë se të tjerët dhe sapo ma propozuan nxitova për të ardhur. Të dy prindërit e mi janë mjek dhe nuk e kundërshtuan vendimin tim. Iu thash që do shkojë dhe se shpresoj se do të fitojmë dhe do të fitojmë. Le të shpresojmë”./Fjala.al/

 

Të fundit

Një inspektor krimesh hyn me gomar në Big Brother Vip!

I njohur si Zebervoki, ai është banori më i ri i Big Brother Vip 4. Personaliteti i njohur i rrjeteve...

Usyk “gdhënd” emrin e tij në historinë e boksit, ukrainasi mposht sërish Tyson Furyn

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Bien sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 22 dhjetor 2024

Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie...

Horoskopi ditor, 22 Dhjetor 2024

Dashi Nuk do jeni shumë të kthjellët sot për atë që duhet të bëni në jetën në çift dhe do debatoni herë pas here me...

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1 me 2 falë golit të...

Lajme të tjera

Web TV