Presidenca e gjitha në blu, mësoni arsyen e veçantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, i bashkohem fushatës globale “Ndriço Blu”

Ky është mesazhi që jep presidenti Ilir Meta teksa publikon pamjet e ndezjes së dritave blu në Presidencë. I gjithë institucioni i kreut të shtetit është ndriçuar në blu dhe kjo për të respektuar Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

“Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme.

Sot kjo Ditë shënohet në mes të një krize të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, për shkak të pandemisë globale COVID-19, që ka sjellë vështirësi të mëdha, veçanërisht për fëmijët me autizëm, të cilët nuk mund të zhvillojnë veprimtaritë dhe aktivitetet aq të domosdoshme për zhvillimin e aftësive të tyre. Mbështetja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, si dhe zgjidhja e problemeve thelbësore që shqetësojnë familjet e tyre, duhet të jetë përparësi.

Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë”, shkruan Presidenti.

Të fundit

Rama poston videon magjike: Çdo muzg në Vjosë është një çast që s’duhet humbur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Parku Kombëtar i lumit Vjosa. Rama shkruan se çdo muzg në Vjosë...

Një telefonatë me nënën mund të zvogëlojë stresin po aq sa një përqafim

Një studim i fundit ka zbuluar se një bisedë me nënën tuaj mund të ketë të njëjtin efekt qetësues si një përqafim i ngrohtë. Sipas...

Derbi i Stambollit, trajneri i Galatasarayt sulmon Mourinhon: “Qau tek dhoma e arbitrit”

Derbi i ndezur i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahces është mbyllur në “paqe”, në një barazim pa gola dhe pa shumë momente spektakolare, pasi...

“Amerika nuk është më, ka ndryshuar rrugë”/ Rama: SPAK u krijua nga PS

“Pjesa e fundit është lufta antikorrupsion, ky është vullnet i PS. Jemi para një fakti të thjeshtë. SPAK është një institucion i krijuar nga...

Blendi Klosi tregon objektivin e PS në 11 maj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur dhe për objektivin e mazhorancës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa tha se rezultati i...

Lajme të tjera

Web TV