Mitsotakis nis bisedimet për ligjin që lejon martesat e të njëjtës gjini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai pritet të mbështesë “barazinë martesore” dhe të shpallë një projekt-ligj të parashikuar që u jep çifteve të të njëjtit seks të drejtën për t’u bashkuar në një martesë civile në vend të një marrëveshjeje partneriteti. Gjithashtu spekulohet se projektligji për këtë çështje nuk do të marrë shumë kohë për të dalë për votim.

Projektligji mund të sigurojë gjithashtu të drejtën e birësimit, me të drejta të plota dhe të barabarta për fëmijët e rritur nga një çift i të njëjtit seks. Megjithatë, qeveria nuk ka ndërmend të ligjërojë të drejtën për riprodhim të asistuar mjekësor nëpërmjet një nëne surrogate.

Mitsotakis kishte paralajmëruar që në fillim të mandatit se projektligji do të vinte brenda katër viteve, por  vendosi ta çojë projektligjin para zgjedhjeve evropiane.

Ndër arsyet janë rezultatet e “fokus grupeve” të parë nga qeveria që tregojnë kosto të kufizuara deri në inekzistente zgjedhore. Përkundër faktit se kompani të ndryshme sondazhi kanë kryer sondazhe për këtë çështje, anketuesi amerikan Stanley Greenberg u regjistrua për të kryer fokus grupe specifike. Ata zbuluan se shoqëria greke ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën dhe është shumë më pranuese ndaj martesave të të njëjtit seks sesa ishte.

Votuesit të cilët kanë një qëndrim më negativ për këtë çështje, nuk do të ndikojnë, përveç një pakice të vogël, në votën e tyre. E thënë thjesht, projektligji nuk do të ketë kosto elektorale për Demokracinë e Re.

Një arsye tjetër është se votuesit e partive të ekstremit të djathtë pritet të jenë totalisht kundër projektligjit sa herë që ai të paraqitet, qoftë tani ose pas zgjedhjeve evropiane./O.S

Të fundit

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

Lajme të tjera

Web TV