Si ndikon cilësia e gjumit në shëndetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupi juaj e përdor gjumin për të forcuar sistemin imunitar, për të përpunuar informacionin dhe për të rimarrë energji para se të fillojë një ditë e re. Por çfarë ndodh kur nuk flini aq sa duhet ose kur nuk bëni një gjumë të qetë?

Dobëson sistemin imunitar

Imagjinojeni sistemin tuaj imunitar si një ushtri, gjithmonë në gjendje t’ju mbrojë nga forcat e liga (infeksionet dhe sëmundjet). Ashtu si një ushtri, sistemi juaj imunitar ka nevojë për kohë për të ndërtuar mbrojtjen e tij. Kur flini, sistemi juaj imunitar përgatitet për “luftë” duke prodhuar substanca (antitrupa dhe citokina) që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve ose sëmundjeve.

Gjumi i pamjaftueshëm dobëson sistemin tuaj imunitar duke mos e lejuar atë të krijojë mbrojtje të mjaftueshme.

 

Probleme me frymëmarrjen

 

Apnea obstruktive e gjumit është një çrregullim i frymëmarrjes gjatë natës që mund t’ju privojë nga gjumi. Privimi nga gjumi mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj gripit ose ftohjes së zakonshme, si edhe mund të përkeqësojë sëmundjet ekzistuese.

Probleme me zemrën

Kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, gjumi i tepërt ose i pamjaftueshëm, mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj kardiovaskular.

Rritet rreziku ndaj kancerit

Një studim i vitit 2015, zbuloi se mungesa e gjumit lidhet me rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, si kanceri i prostatës, kanceri i gjirit dhe kanceri i gojës.

Rekomandohet të flini të paktën 7 orë çdo natë, në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm.

Rritet rreziku ndaj diabetit

Mungesa e gjumit parandalon trupin tuaj të çlirojë mjaftueshëm insulinë, një hormon që ul nivelet e sheqerit në gjak. Kjo mund të shkaktojë rritjen e niveleve të sheqerit në gjak, gjë që mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Lexo edhe :  Siguria Ushqimore dhe sfida e (kapërcimit të) mbetjeve

Probleme me të menduarin

Nëse nuk flini mjaftueshëm, mendja juaj mund të turbullohet, gjë që mund të çojë në probleme me kujtesën, arsyetimin, reagimin, madje edhe me krijimtarinë tuaj.

Shtim në peshë

Duke qenë se gjumi ndikon në prodhimin e hormoneve që kontrollojnë urinë dhe ngopjen, mungesa e tij mund të shkaktojë uri në orët e vona të natës.

Probleme me lëkurën

Studime të ndryshme kanë treguar se gratë që nuk flinin mjaftueshëm ose që bënin një gjumë të keq, kishin shenja më të dallueshme të plakjes së lëkurës.

Ndikon tek hormonet

Gjumi ka një ndikim të madh edhe në prodhimin e hormoneve, për shembull, prodhimi i testosteronit kërkon të paktën 3 orë gjumë të pashqetësuar.

Ndikon tek humori

Gjumi i pakët mund të dëmtojë gjendjen tuaj mendore dhe emocionale, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të humorit.

Kur lihet i patrajtuar, privimi nga gjumi madje mund të bëjë që ju të shihni ose dëgjoni gjëra që në të vërtetë nuk ekzistojnë.

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV