“Republika e pensionistëve”/Në 8 nga 12 qarqe në vend ka më shumë të moshuar sesa të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Referuar Institutit të Statistikave INSTAT, në 8 qarqe nga 12 që ka gjithsej vendi ynë, ka më shumë të moshuar, sesa të rinj. Vetëm në 4 qarqe, Tiranë, Durrës, Dibër dhe Kukës, të rinjtë janë në dominancë.

“Plakja është rezultat së pari i ikjes së rinisë jashtë vendit, por edhe përqendrimit të tyre në Tiranë. Së dyti është si pasojë e uljes së numrit të lindjeve, dhe i rritjes së jetëgjatësisë së qytetarëve. Është fenomen në gjithë Europën. Dhe ne e shohim të ardhmen të zymtë. Pensionistët jetojnë në qarqe ku kostoja e jetesës është e ulët, si Gjirokastër, Berat, Lezhë, Vlorë etj. 4 qarqet ku ka në shumë të rinj, si Tirana dhe Durrësi, tregojnë se kostoja e jetesës është e lartë, atje edhe punohet edhe ka fuqi pagese.

Është fakt që 19 mijë pensionistë italianë jetojnë në vendin tonë pikërisht për faktin e kostos së ulët të jetës.

Me këto ritme ne mund të quhemi edhe “Republika e Pensionistëve”.

Rritja e pagave, zhvillimi ekonomik, politikat qe nxitin lindjen e bebeve, krijimi i mundësive të punës dhe investimit nga personat që përbëjnë fuqi punëtore, janë rrugëzgjidhje për rinimin e popullatës së vendit.“-shprehet sociologu Edmond Dragoti./O.S

Të fundit

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili...

Shpërthen vullkani rus për herë të parë pas më shumë se 500 vjetësh

Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500 vjet, gjë që ekspertët thonë...

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e fundit, po shihet si një...

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Lajme të tjera

Web TV