Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Për 2023 sëmundshmëria kronike u rrit 5,9%, shkak plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për 2023 rritja e sëmundshmërive kronike dhe e numrit të diagnozave për pacient ka shtuar shpenzimet për rimbursimin e barnave. Për periudhën janar-gusht 2023 sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë rritja natyrale e sëmundshmërisë është 5,9 % krahasuar me 2022.

Ekspertë të shumtë të shëndetësisë kanë ngritur shqetësimin se rritja e sëmundjeve kronike në vend do të vijojë e ndikuar nga dy faktorë, pandemia e Covid-19 dhe nga mplakja e popullsisë. Numri i lindjeve në vend gjithashtu është me rënie të vazhdueshme. Në 2019 sipas të dhënave të INSTAT ishin 28,5 mijë lindje. Në vitin 2020 ishin 28 mijë lindje. Në 2021 numri i tyre arriti 27,2 mijë lindje dhe për 2022 kishte 24,6 mijë lindje (9,2% më pak se 2021).

Rritja natyrale e sëmundshmërive kronike sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë është ndikuar nga rastet e reja dhe rastet me ndryshim të skemës së mjekimit. Konkretisht rastet e reja për janar-gusht 2023 janë 74,331 raste me vlerë shpenzimesh 270,020,711 lek ose 3,3 %. Ndërsa raste me ndryshim terapie janë 46,800 raste me vlerë shpenzimesh 212,802,460 ose 2,3%.

Numri mesatar i diagnozave për pacient për 8 mujorin 2022 ishte 1,83 diagnoza. Ndërsa numri mesatar i diagnozave për pacient për 8 mujorin 2023 është 1,96 diagnoza. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rritja e numrit të diagnozave për të cilin rimbursohet një pacient është 6,9%.

Shtimi i numrit të sëmurëve kronike dhe i diagnozave ka rritur shpenzimet vjetore të rimbursimit të barnave.

Nenit 5 i Ligjit 84/2022 “Për buxhetin e Shtetit të vitit 2023”, i ndryshuar, përcaktonte se buxheti vjetor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, është tavani prej 11,400 milionë lekë për rimbursimin e medikamenteve.

Lexo edhe :  Si të luftoni lodhjen: Këshilla praktike për rikthimin e energjisë

“Vlera e mësipërme rezulton e pamjaftueshme për përballimin e shpenzimeve vjetore të rimbursimit të barnave (në PBA 2023-2025 ishte parashikuar që vlera e rimbursimit të barnave të listës, bazuar në faktorët që ndikojnë në këtë produkt, të arrinte në 12 500 milionë lekë për vitin 2023).

Nga ecuria e deritanishme e shpenzimeve të rimbursimit të barnave, rezulton: Rimbursimi i pranuar i vitit 2022, është 11,496 milionë lekë, shifër kjo më e lartë nga tavani buxhetor i përcaktuar për vitin 2023; Rimbursimi i pranuar i barnave për 8 mujorin 2023 rezulton 8,150 milionë lekë, ose 71.5% e tavanit buxhetor të lejuar, ose 5.61 % më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, thuhet në raportin e Ministrisë së shëndetësisë.

Pas kërkesës së saj për rritje të fondit me qëllim të likuidimit të detyrimeve për 2023, në buxhetin e shtetit të vitit të kaluar me aktin normativ të muajit dhjetor u miratua rritja e tavanit të fondit për rimbursimin e medikamenteve në 12 miliardë lekë nga 11,4 miliardë lekë që ishte më parë./Monitor

Të fundit

Përmbytjet/ PD e Vlorës: Prokuroria të nisë hetimet, nuk u morën masa

Partia Demokratike, dega Vlorë, ka reaguar për përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara në qytetin bregdetar të Vlorës. Kryetari Atird...

Kush janë VIP-at që përfliten si banorët e ‘BBVA4’?

Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve...

Të gjithë të pakënaqur/ 11 nëntor 1918, si përfundoi Lufta e Parë Botërore

Në orën 11 të mëngjesit të 11 nëntorit 1918, Lufta e Parë Botërore përfundoi: Gjermania, në fakt, po nënshkruante një armëpushim poshtërues në atë...

Çfarë po ndodh në Adriatik?/ Zbulohet anija e dyshimtë, eksplozivë drejt Izraelit

Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International (AI) beson se, ndër të tjera, po transporton eksploziv në Izrael, duhet...

Plani i Parlamentit Europian për t’i afruar më shpejt Vendet e Ballkanit Perëndimor në BE

Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij. Mandati i ri...

Lajme të tjera

Web TV